Sot mblidhet në Tiranë Ministeriali i ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor
Tema diskutimi, arritjet në sistemin e drejtësisë dhe situata e liberalizimit të vizave
Në datat 5 dhe 6 Nëntor 2012, në hotel “Sheraton”, Tiranë, me kujdesin e BE-së, nën Presidencën e Qipros, organizohet Ministeriali i radhës i ministrave të Brendshëm dhe Ministrave të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor. Temat e Ministerialit janë; Çështjet e procesit të Stabilizim-Associmit për arritjet në sistemin e drejtësisë dhe të Ministrisë së Brendshme; Situata pas liberalizimit të vizave dhe lufta kundër trafikimit të armëve, qenieve njerëzore si dhe integrimi i romëve dhe të drejtat e tyre; Transparenca si mjet për luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimi gjyqësor për çështje penale dhe civile si dhe lufta kundër drogave. Si drejtuese e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Shqipëria drejton këtë takim të rëndësishëm. Çelja e dy sesioneve do zhvillohet në prani të mediave, ndërsa më pas vijohet me dyer të mbyllura dhe në përfundim të secilës nga të dy ditët, do të ketë konferenca të përbashkëta për shtyp.
...