Tenisti skocez Andi Marrej luan dhe futboll

Duhej të shkonte deri në kullën Burxh Halifa në Dubai që të tregonte se nuk ishte vetëm një tenist i mirë. Ky është Andi Marrej, skocezi britanik që luan futboll jo keq, ndërsa është numri 4 i botës në tenis. Ai është në Dubai për një turne tenisi, ndërsa bën edhe një veprim ndryshe.
“Unë u rrita duke luajtur futboll. Luajta deri 15 vjeç dhe pastaj vendosa të luaja 100 për qind tenis, pasi duhet të bëja kujdes me dëmtimet. E ndjek shumë kampionatin anglez sidomos kur jam në udhëtim, sepse skuadra ime Hibs nuk është kurrë në televizion. Trajneri im Dani, ka detyrë të më stërvisë për tenis, jo për të luajtur futboll” tha Marrej.
Gjyshi i tij luajti futboll për Hibernianin në Skoci dhe kjo ndoshta e frymëzoi Marrejn që të godiste topin që nga kati i 124-ët i ndërtesës më të lartë në botë.