Juventus Leonardo Bonuci pjese e trukimeve te ndeshjeve

Një tjetër rrufe, por jo në qiell aq të pastër. Edhe mbrojtësi i sotëm i Juventusit, Leonardo Bonuçi, ka dalë i dyshuar si i përfshirë në manipulimet e ndeshjeve, një skandal që po vazhdon të trondisë nga themelet futbollitn italian.
Sipas mediave në Apenine, Bonuçi dyshohet si i përfshirë në trukimin e ndeshjes Udineze-Bari, që përfundoi 3-3 më maj të vitit 2010. Të paktën, kështu mendon prokuroria e Barit.
Për momentin, mbrojtësi juventin nuk është nën hetim, ndërsa ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Italisë në Xhenoa për miqësoren e nesërme ndaj SHBA-ve.
Skandali i trukimeve të ndeshjeve ka nxjerrë deri tani të paktën 17 emra që janë nën hetim dhe ndër ta bëjnë pjesë ish-lojtarë të njohur si ish-sulmuesi i Italisë, Bepe Sinjori, apo ish-kapiteni i Atalantës, Kristiano Doni.
E gjitha kjo po ndodh 6 vjet pas një tjetër skandali që ishte një tërmet i vërtetë, skandal që u mbiquajt “kalçopoli” dhe që zbriti Juventusin në Serinë B, duke i dhënë një goditje të rëndë edhe Milanit, Fiorentinës e Lacios.
Ndërkaq, mediat njoftojnë edhe me një lloj ironie, se po kërkohet që ky skandal të mbyllet në një mënyrë, që ato e quajnë “italiane”, pra me një lloj amnistie sportive, për të ndërruar faqe. Këtë e kërkon prokurori i republikës në Kremonë, Roberto Di Martino, por gjithsesi besimi tek vlerat e futbollit në Apenine ka marrë një goditje të rëndë.