Gjermania rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
Jozefina Topalli merr mesazh urimi nga homologu gjerman Robert Lammert
TIRANE – Kryetari i Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert në emër edhe të Bundestagut gjerman ka uruar dje Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli për rizgjedhjen e saj ne krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Në letrën drejtuar Topallit ndër të tjera Lammert shkuan se, “Me kënaqësi e kujtoj vizitën time impresionuese në vendin Tuaj dhe bisedat tona të pasura me informacione. Më lejoni t’ju siguroj se Bundestagu Gjerman i ndjek me simpati të madhe përpjekjet konstante të Shqipërisë, për ta zhvilluar në mënyra të shumëllojshme perspektivën e saj evropiane dhe për ta çuar atë përpara. Prandaj unë gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit miqësor dhe intensiv midis dy parlamenteve tona dhe Ju uroj për periudhën e re në këtë post, shumë sukses dhe forcë krijuese”.