Sot kemi ftuar median ne funksion te nje procesi qe i perfshin te gjithe institucionet dhe qytetaret, eshte programi ekonomik dhe financiar i vitit te ardhshem, pra eshte projekti i buxheti i vitit 2
Sot kemi ftuar median ne funksion te nje procesi qe i perfshin te gjithe institucionet dhe qytetaret, eshte programi ekonomik dhe financiar i vitit te ardhshem, pra eshte projekti i buxheti i vitit 2003 dhe paketa fiskale shoqeruese, qe pas te gjithe konsultimeve dhe negociatave te nevojshme paraprake, vjen sot per shqyrtim dhe miratim ne Keshillin e Ministrave per te nisur procesin e diskutimit te permiresimit dhe miratimit nga Kuvendi I Shqiperise brenda 20 dhjetorit te ketij viti sipas detyrimit ligjor qe ka Qeveria .
Ky projekt, qe me se fundi ne e konsultuam ne Komitetin e Politikave Ekonomike qe ndihmon Qeverine ne vendimarrje dhe qe identifikoi disa permiresime te metejshme qe jane bere gjate javes qe lame pas, reflekton nje pune disa mujore te zhvilluar dhe te koordinuar midis ministrise se Financave dhe disa dikastereve te tjera, me misionet e asistences te FMN , te Bankes Boterore dhe BE, me faktoret social dhe komunitetin sipermarres ne funksion te garantimit te prioriteteve te zhvillmit ekonomik dhe shoqeror te vendit per vitin e ardhshem.
Tashme, te gjithe e dime dhe rikondfrimojme per opinionin publik se energjitika dhe furnizimi me uje te pijshem, arsimi, shendetsisa dhe infrastruktura jane fusha prioritare ku do te perqendrohen investimet publike per vitin e ardhshem. Por ne te gjitha fushat dhe sektoret e tjere financimi publik u pergjigjet nevoja gjithnje e ne rritje te vendit dhe te integrimit tone ne BE dhe ne NATO me zgjidhjet e arsyetuara me realizem racionalietet qe realizojne projektet prioritare te programit te Qeverise.
Projekti I buxhetit qe ne shqyrtojme sot per miratim ne Keshillin e Ministrave ka sjelle ne nje program te vetem financiar te gjitha strategjite dhe projeketet e zhvillimit te niveleve sektoriale dhe rajonale. Ky dokument vjen si nje sinteze profesionale, shkencore dhe e harmonizuar midis strategjive e kombetare te zhvillimit me programeve e marreveshjeve te asistences qe ka Republika e Shqiperise me FMN, BB, institucionet perfaqsuese te BE, organizamat dhe agjensiste e OKB-se qe veprojne ne Shqiperi si dhe mjaft donatore te tjere nga shoqeria civile.
Me shume se nje dokument financiar, meqenese se projekti i buxhetit shoqerohet me nje pakete fiskale, ky dokument i zhvillimit ekonomik dhe financiar per vitin e ardhshem eshte nje teresi prioritetsh dhe reformash qe e kurojne ne teresi sistemin ekonomik kombetar nga evazioni fiskal, nga informaliteti i parase dhe i kapitaleve, i stigmatizuar ne programin e Qeverise si nje pengese serioze per rritjet reale dhe te qendrueshme ekonomike, e kurojne nga konkurenca e pandershme dhe abuzimi me fondet publike, etj, fenomene bllokimin e te cilave ne e kemi marre persiper edhe ne kuadrin e axhendes se negociatve per perfarim me standertet e BE.
Ne dokumentin ekonomik dhe financiar te vitit 2003 mbeshtetur dhe ne permiresimet e nevojshme ligjore dhe nenligjore po pergatiten me prioritet, Qeveria ka parashikuar qe 12 muajt e ardhshem te kryehen nderhyrjet trasfomuese vecanerisht ne furnizimin e popullates dhe te sipermarrjes me energji elektrike dhe me uje te pijshem.
Pra, Qeveria eshte e vendosur qe keta dy sektore prioritare te rritjes ekonomike, te konsolidimit te sipermarrjes vendase te konsumit te popullsise dhe te nivelit te jetese te shtetasve te Republikes se Shqiperise, ne bashkepunim te ngushte me institucionet nderkombetare qe na asistojne te orientoje nderhyrjen prioritare ne tre nivele.
Investime dhe subvencione direkte,
Veprime per ristrukturim te sektoreve prioritare qe permenda sipas parametra dhe kerkesa te tregut rajonal dhe global,
si dhe nderhyrje qe krijojne hapesira ligjore dhe ekonomike qe e perfshijne me shume ne menyre te ndjeshme se sa deri me dje sipermarrjen vendase dhe te huaj ne zhvillimin sektorial prioritar.
Keto nderhyrje mbeshteten ne pervojne qe po krijohet ne hapat positive qe po hidhen ne pervojen disa vjecare per menaxhimin e Korporates Energjitike Shqipatre dhe per te perballuar, pra, krizat e emergjences qe sistemi energjtik i ka shkaktuar vendit here pas here, nga te cilat me dokumentin e ri te 2003 duket qarte se ekzistojne qarte garancite qe nuk do te kercenohemi me, pra nga kriza dhe emergjenca energjtike, dhe se shendoshja financiare e Korporates do te vazhdoje te realizohet me ritme shume te shpejta.
Qeveria ka marre angazhime programore te votuara nga Kuvendi I Shqiperise per te mobilizuar te gjithe kapitalin kombetar, duke realizuar reforma qe ne vitin 2003 do te aktivizojne institucionet ekzistuese dhe te reja te tregut per te nxitur dhe mbrojtur aftesite krijuese dhe konkuruese te sipermarresve shqiptare.
Pra, me kete rast, me lejoni te theksoj se projekti I buxhetit te ri dhe paketa fiskale shoqeruese jane pjesa themelore e ketij trasformimi qe po ky kryehet ne ekonomine shqiptare, por jo e gjitha. Jane gjithashtu ne proces nje numer i konsiderueshem aktesh ligjore ekzekutive dhe administrative, te cilat duke u rakorduar ne proces me FMN, BB , BE do te marrin trajten e instrumenteve me ndikim te sigurte ne legjislacionin dhe praktiken e administrimit publik.
Kjo teresi refromash dhe masash qe do te nderrmerren e bejne, pra, ne substance realisht parashkimin per vitin 2003 te pershpejtoje dhe te marri nje baze realisht te qendrueshme rritja ekonomike, te zgjerohen fitimet e ligjshme nga sipermarrja qe respekton ligjin, te zgjerohet tregu i punes ne kete funksion, natyrisht me sigurimin e punemarresve ne rritje,te rriten te ardhurat e sektorit publik dhe privat per kete shkak etj.
Duke miratuar prioritetet e buxhetit te 2003 per energjitiken dhe ujin e pijshem, shendetsine, arsimin dhe infrastrukturen ne respekt sidomos te programit themelor te luftes kunder varferise dhe te rritjes ekonomike, qe Qeveria e Shqiperise fillon me BB dhe FMN, ne do te arrijme te krijojme burime te mjaftueshme dhe financiare per te nxitur dhe mbeshtetur me tej sipermarrjen vendase dhe te huaj sidomos me procedura prokurimi me trasparente dhe me te drejta, pra vecanerisht me te shkurtuara, me efikase dhe me frytdhenese.
Ky buxhet për vitin 2003 do të mbeshtesë nje politike sociale realiste, me rritje te pensioneve rreth 10% dhe te pagave me 6-7% duke diferencuar sektoret prioritare si arsimi dhe shendetesia.
Kriteret mbi te cilat eshte hartuar dokumenti ekonomik financiar i 2003 sjellin gjithashtu nje harmonizim me te mire per zhvillimin e qendrueshem te sektoreve te ekonomise dhe te rajoneve ekonomiko administrative te vendit, te qarqeve sidomos. Te gjithe e dime, se viti 2003 eshte dhe vit elektoral, por qeveria nuk ka hezituar te programoje ne menyre te qarte dhe te vendosur operacione me kosto edhe politike per te, duke vendosur pastrimin e borxheve nga nderrmarrjet prone publike e duke hequr dore perfundimisht nga hartimi dhe zbatimi i poltikave emergjente apo te fragmentuara per shkaqe subjektive.
Me lejoni te ndalem ne menyre te vecante ne pjesen e te ardhura te projektit te ri te buxhetit per vitin 2003, qe jane programuar 14.5% me shume sesa pritej te realizohej ne 2002, dhe ne shifra absolute kjo rritje perben nivelin me te larte te thithjes se kontributeve fiskale per gjithe 10 vjecarin e fundit. Rregullimet qe jane programuar te kryhen ne sistemin fiskal, natyrisht mbeshtetur dhe ne paketen e reformes fiskale qe do te shqyrtojme sot, do te krijoje nje baze me te shendoshe per te kuruar dizicentivat e vete sistemit dhe te kapaciteteve te administrimit ne te, pra edhe mjaft deformacione te tregut duke zbutur evazionin fiskal dhe duke nxitur aktivizimin e resurseve mbi bazen e vete deklarimit te te ardhurave dhe kapitaleve.
Adoptimi I paketes se re fiskale do te krijoje nje kuader tjeter te mjaftueshem per te mbyllur ne nje numer te konsiderueshem shtigjesh ku sot perfiton evazioni dhe shmangia nga pagimi i detyrimeve fiskale sipas ligjit. I gjithe ky program kuptohet nuk jep efektet e veta qysh me 1 janar 2003 sepse kerkon edhe nje kohe disa mujore te mjaftueshme per t'u maturuar dhe per te dhene efektet ne zbatim . Pra, ne 6 mujorin e dyte te vitit 2003 do te kemi nje sistem te ardhurash tatimore ne teresi me te konsoliduar dhe me prane standarteve dhe normativave te BE edhe per administrimin e fondeve publike.
Kjo mbeshtetet ne punen dhe rezultatet e muajve te fundit gjithashtu, si nje baze realiste qe na krijon garanci se targetet qe percaktohen ne projektin e buxhetit te 2003 jane edhe mobilizuese, edhe te mundshme per tu realizuar, por edhe te dobishme per tu kuruar ne teresi sistemin e administrimit publik. Lidhur me shpenzimet si vlere nominale me lejoni te ritheksoj se vijme ne nivelin me te larte te kryer ndonjehere.
Ky nivel per 2003 eshte kalkuluar mbeshtetur ne: mundesite qe krijon realizimi I te ardhurave me te medha, me aftesite dhe e dikastereve dhe te njesive te qeverisjes vendore per absorbimin e tyre, ne mundesi te reja qe rrisin nivelin e disbursimit te ndihmes qe eshte akorduar, ndihmes se huaj, ne proceduren dhe skemen e realizimit te ketyre investimeve gjate te gjithe vitit, ne prioritet e zhvillimit qe kane fushat prioritare te ekonomise dhe rajonet e vendit dhe sidomos nje perpjekje shume serioze qe menjanon ne teresi fragmentarizimin e shpenzimeve publike te trasheguara deri me sot.
Mbeshtetur ne nevojen per te pasur nje nivel akoma me te larte shpenzimesh se sa arrihet ne projektet qe do te shqyrtojme, dua te bej me dije edhe ketu ne Keshillin e Ministrave, sic biseduam ne Komitetitn e Politikave Ekonomike, qe Ministri I Financave ka marre detyre dhe pergjegjesi qe te koordinoje veprimet e nje skenari rezerve per investime publike, nisur nga bindja jone profesionale dhe ekzekutive se reformat e programuara do te japin efekte shtese brenda vitit te ardhshem.
Natyrshem, lind pyetja: Perse nuk I perfshime qe ne projekt buxhetin qe do te shqyrtojme sot? Pergjigja eshte po kaq realiste dhe angazhuese, sepse nga pervoja negative edhe ketij viti sidomos, ku mos realizimi I te ardhura per shkak te privatizimit solli pasoja negative me efekt multiplikativ per gjithe ekonomine ne teresi, ne kemi vendosur te mbajme ne tavolinat tona te punes dhe te veprimit ekzekutiv plane investimesh publike e ritheksoj cdo e ardhur shtese do te perdoret per investime publike, qe mirekuptohen dhe nga institucionet financiare nderkombetare qe na asistojne.
Nevoja e dikastereve te sektoreve te ekonomise dhe njesive te qeverisjes vendore per me shume financime do te realizohet edhe duke rritur ne menyre te programuar disbursimet e financime te huaja, te cilat per te qene ne menyre konstante trasparente kete vit kane qene te ulta. Realizimi I programit te disbursimit te ndihmes se huaj nuk eshte thjesht nje shtese per shpenzime publike, por eshte nje rruge e sigurte per te forcuar dhe integrimin e tregut tone dhe te vendit tone me tregjet rajonale, globale me komunitetin euroatlantik edhe ne sipermarrje gjithshtu. Nderkaq, te gjithe e kemi te qarte dhe prandaj e ritheksoj, se nje Qeveri nuk matet vetem nga investimi publik qe ajo kryen .
Qeveria eshte pergjegjese dhe jep llogari, per te krijuar hapesira per te zhvilluar reforma qe sipermarrjen private e nxisin te rrisi investimet dhe te cele vende te reja pune. Ne po vazhdojme te analizojme te gjithe kuadrin ligjor qe permireson kushtet qe kapitali privat vendas dhe i huaj te perfshihet shume i interesuar ne projekte kombetare zhvillimi. Me te njejten linje duke kuruar dizicentivat e tregut dhe te administrimit publik, per biznesin per paketen e re fiskale dhe reforma te tjera trasformuese ne proces per tu miratuar ne tremujorin e pare te vitit 2003, ne do te krijojme kushte te reja suplementare per rritjen e investimeve direkte nga sipermarrja vendase dhe ajo e huaj pra, burime shtese per rritjen e prodhimit te brendeshem bruto dhe te ardhurat fiskale gjithashtu.
Nje nga elementet me te rendesishem te projektit te ri te buxhetit eshte implementimi I nje faze te re te rendesishme te decentralizimit fiskal. Ka nje reforme thelbesore qe do te behet vitin e ardhshem ne kete fushe, duke rritur pergjegjesine e autoriteteve vendore ne krijimin e dhe perdorimin e te ardhurave publike me nje ndikim te kalkuluar realisht per plotesimin me te mire te prioriteteve zhvillimit sipas hartes se administrimit rajonal te vendit. Mund te ishte edhe me I larte niveli I te ardhurave qe krijohen nga autoritet vendore, por Qeveria e ka shqyrtuar dhe rakorduar projektin qe paraqitet me drejtuesit kryesore te njesive te qeverisjes vendore perfaqsuese per te gjithe vendin , madje nenvizoj, se fillimi I aplikimit te decentralizimit fiskal te 2003 kerkon edhe rritjen e metejeshme te shkalles se absorbimit te kesaj pergjegjesie nga autoritetet vendore, vecanerisht ne mbeshteje te administrates dhe te administrimit fiscal, por ne asnje komune nuk do te leme ne meshiren e realizimit spontan te te ardhurave.
Te nderuar anetare te Keshillit te Ministrave po e mbyll ketu kete ftese per te kuptuar prioritet dhe seriozitetin e projktit ekonomik dhe finaciar te zhvillimit te vendit per 12 muajt e ardheshem, duke ja dhene fjalen ministrit te financave per te hyre me ne detaje dhe duke bindjen se ne Kuvendin e Shqiperise Qeveria do te paraqese per miratim nje dokument shume serioz, te plote, qe kapercen interesat programore apo elektorale te maxhorances qe ajo perfaqeson per te sherbyer direkt te gjithe shtetasve dhe te gjithe sipermarrjes vendase.
Ne emer te Keshillit te Ministrave une rikonfirmoj se ne do te mbetemi te hapur per te permiresuar me tej akoma kete projekt duke bashkepunuar me deputetet dhe te zgjedhurit vendor ne nivel qarqesh, me komisionet e specializura te Kuvendit te Shqiperise, me komunitetin e biznesit dhe faktoret sociale, per t'i sjelle sektoret dhe qarqet ne parametra edhe me optimale zhvillimi dhe integrimi te brendeshem rajonal dhe global. Faleminderit perfaqsues te medias per pjesemarrje paraprake.