Berisha pastron paratë e serbëve nëpërmjet zyrës së Argitës

Deputeti Balla i kundërpërgjigjet kryeministrit me padi për shpifje
Akuzat e kryeministrit Berisha ndaj deputetit të PS, Taulant Balla, duket se kanë paralajmëruar fillimin e një fushate zgjedhore të tensionuar me akuza reciproke midis palëve. Ka qenë deputeti Balla që i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Berisha duke e konsideruar të çmendur dhe trafikant armësh. Fushata zgjedhore shënoi një tjetër padi në radhët e politikës shqiptare në këtë prag zgjedhjesh. Në fokus është vendosur deputeti socialist Taulant Balla, i akuzuar nga kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, si trafikant prostitutash. Balla, duke e cilësuar kryeministrin Berisha të sëmurë mendor, ka deklaruar se do ta padisë atë për shpifje. Pas ish- ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili ka paraqitur padinë për ish sekretaren e tij, për mashtrim dhe falsifikim të firmës, një tjetër deputet, këtë radhë nga krahu i së majtës, deklaron se do ti drejtohet dyerve të prokurorisë për padinë ndaj kryeministrit Berisha, për cenim të emrit të tij, duke u akuzuar për trafik prostitucioni. Reagimi i tij i menjëhershëm ka ardhur pasi kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë një emisioni televiziv ka akuzuar deputetin socialist Taulant Balla për prostitucion, duke veçuar faktin se ky i fundit është ndaluar nga policia italiane me tre femra në makinë. Një deklaratë tepër e fortë kjo, e cila është renditur në krye të faqeve të para të shtypit të përditshëm. Për fat të keq, Berisha është një i sëmurë mendor për të cilin Shqipëria do të paguajë koston e keqqeverisjes edhe për 45 ditë. Unë do ta padis atë në prokurori, së bashku me Gertin, Erlën dhe Argitën, për fyerje ndaj emrit tim dhe familjes sime. Ky njeri i njeh fare mirë trafiqet, sidomos atë të armëve dhe pastrimin e parave, pasi përmes zyrës së vajzës së tij, vazhdon të pastrojë para që vijnë nga Serbia, ka deklaruar Balla. Kryeministri ishte shprehur se deputeti i PS është ndaluar nga policia italiane me tre vajza në makinë me qëllim trafikimin e tyre. Është ndalur nga policia italiane me prostituta në makinë, ka qenë me tre vajza në makinë në Itali. Ai që trafikon vajzën e tjetrit, ai trafikon edhe motrën e tij. Kemi prova me dëshmitarë, i ka pasur në makinë për transport, ai që ka një histori të tërë me këtë punë. Mund të më hedhë po të dojë për shpifje, ai që merr vajzën e tjetrit për ta shitur ai shet dhjetë herë motrën e tij. Tani që po bëj shpjegimin, kjo është e vërteta nga burimet zyrtare të administratës së Ballës. Nuk më nxjerrë jashtë moralit tim kurrë, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës televizive. Në fakt, kjo nuk është akuza e parë që kreu i qeverisë i ka bërë deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, pasi ai e ka sulmuar disa herë edhe në parlament. Padia për shpifje ndaj kryeministrit, pritet të dorëzohet në Gjykatë në fillim të javës së ardhshme.
Berisha- Balla konfliktohen në parlament
Debati më i nxehtë mes kreut të qeverisë Sali Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla ka nisur në një seancë parlamentare, ku nga tribuna e sallës plenare Berisha ka fyer rëndë dhe ka kërcënuar hapur deri me heqjen e imunitetit, deputetin socialist, Taulant Balla, të cilin e cilësoi rrugaç, horr, shpifarak e budalla, e deri tek njeri kuplarash. Dyshimi i hedhur nga Balla mbi pronësinë e djalit të Berishës, Shkëlzenit tek një kazino në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ka qenë arsyeja që kryeministri të shpërthente kaq ashpër, duke përuruar kësisoj i pari nismën për "liberalizimin" e fyerjes dhe shpifjes. I prekur në sedër nga lakimi në Parlament i familjarëve të tij, kryeministri mandej preferoi t'i përgjigjej dhëmb për dhëmb Ballës. Të jesh i bindur ti se ta bëj fytyrën si këpuca, po të lakoj emrat e familjarëve të ty. S'të thotë kush ty këtu se në 'iks' bordello janë kapur njerëzit e tu, që në filan bordello janë kapur ato kuplarat e tua. S'ta thotë dot njeri dot këtë, as për lidhjet e tua me kuplarat, ka cituar Berisha. Duke mohuar pronësinë e të birit tek lojërat e fatit, në zonën e ish-Bllokut, Berisha i cilësoi të pabaza deklaratat e deputetit socialist, duke theksuar se shumë shpejt do ta çojë këtë çështje në gjykatë, duke lënë kështu të kuptohet se do ta padisë Ballën për shpifje.