E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa Jazz Festival mbaron ditët e tij në kryeqytet

Në Teatrin e Metropolit festivali Vesa Jazz Festival, mbrëmë pati natën e fundit të tij. Ky aktivitet muzikor që filloi me 12 maj solli në kryeqytet personazhet nga më të njohurit në nivele ndërkombëtare të kësaj muzike, që nga saksofonisti Hal Singer 90-vjeçar, i cili konsiderohet një nga legjendat e gjalla të muzikës xhaz, por pjesëmarrës ishin dhe emrat më të rinj të muzikës xhaz në Itali. Nata e Saksit kështu titullohej nata e dytë e Vessa Jazz Festival, që i dedikohej performancës së instrumentit të saksofonit në këtë rrymë muzikore. Hal Singer, 90 vjeç që ka interpretuar me Duk Ellington, u ngjit në skenën e Teatrit të Metropolit, duke dhuruar tinguj dhe emocione ne duet me Jerry Weldon një tjetër saksofonist të talentuar. Tingujt e saksit të shoqëruar nga instrumentistët e tjerë ofruan për publikun e pranishëm në teatër një mbrëmje interesantë, e cila me muzikën që u luajt përcolli historinë e jazzit me kompozitorët më të njohur të kësaj muzike. Singer, i cili në hapat e para të karrierës se tij ka performuar me Duk Ellington... në vitet 90 si  një arritje e madhe e karrierës së tij renditet interpretimin përkrah një emri tjetër të madh të jazzit në instrumentin e pianos Al Copley. Vessa Jazz festivalmë pas vijoi me artistë të rinj të jazit, që konsiderohen si e ardhmja e kësaj muzike, një prej tyre është edhe bateristi italian Elio Coppola. Artur Çani, një prej organizatorëve të këtij festivali, u shpreh se ky aktivitet vinte pas interesimit të publikut për këtë rrymë muzikore. Duke parë interesimin që ka treguar publiku shqiptar për këtë rrymë muzikore, e menduam të nevojshme organizimin e këtij festivali. Bashkëpunimi mes Teatrit të ri të Metropolit dhe festivalit të ri të xhazit do të jetë një mundësi që këto dy iniciativa të ndihmojnë njëri-tjetrin, u shpreh ai. Një prej bashkëpunuesve më të afërt të festivalit të xhazit është pianisti italian i kësaj rryme, Massimo Farao. Për këtë festival ai tregon se: Për herë të parë kam interpretuar në Shqipëri në muajin shkurt, në Rei Jazz Club. Ne kemi menduar të ngjisim në skenë dhe artistë të rinj, për t`u dhënë një mundësi për të paraqitur aftësitë e tyre, tha Farao. Më tej ai shtoi se: Unë jam pianist italian dhe e bëj këtë zanat qysh prej 25 vitesh. Pra kam kaq kohë që udhëtoj nëpër botë dhe e dua këtë lloj muzike. Xhazi është një muzikë e bukur pasi ka grupe të shumtë, por mund të luash çdo herë me muzikantë të ndryshëm, me të cilët mund të bashkëpunosh , pra gjithmonë mund të kesh bashkëpunime të ndryshme dhe çdo herë risi, muzikë dhe zbavitje e re. I pyetur r xhazin në vendin tonë ai u shpreh se: Ana e  mirë është që ky komb është  një truall i virgjër për muzikën xhaz , dhe ka vullnet për të ardhur dhe për ta parë se çfarë është kjo lloj muzike dhe nëse do të zgjedhë për ta pëlqyer apo jo këtë lloj muzike dhe unë mund të them se mundësitë më të mëdha janë që kjo rrymë të pëlqehet. Këto 10 vitet e fundit  xhazi filloi të lëvrohet në Shqipëri dhe është vënë re që interesimi i publikut për këtë rrymë është rritur gjithmonë e më shumë. Një  nga  rrugët që ka përhapur dhe bërë të njohur këtë rrymë për publikun shqiptar janë edhe festivalet e xhazit, të cilat kanë hyrë në kalendarin e përvitshëm artistik. Ky rrugëtim ka  nisur në  vitin 2000 dhe është zhvilluar në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Akademisë së Arteve dhe shesheve të ndryshme në rrethe. Festivalet  janë organizuar  kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Durrës. Muzikantët pjesëmarrës  kanë qenë nga Shqipëria, Greqia, Zvicra, Serbia, Italia, SHBA-ja etj. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›