Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Komitetit Nderministror te Politikave Ekonomike. Ne fillim te Mbledhjes Kryeministri Nano ne fjalen e tij theksoi: "Mbled
Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Komitetit Nderministror te Politikave Ekonomike.
Ne fillim te Mbledhjes Kryeministri Nano ne fjalen e tij theksoi:
"Mbledhja e sotme e Komitetit Ndërministror të Politikave Ekonomike, në tërësinë e vet, me projektaktet që do të shqyrtojë dhe informacionet përkatëse të fushës, i shërben procesit të administrimit të pronës shtetërore, duke vendosur procedura dhe rregulla më të qarta mbi organet dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces.
Në frymën e Kushtetutës dhe të kuadrit ligjorekzistues, Këshilli i Ministrave duke ndërhyrë dhe rregulluar me akte nënligjore, ato marrëdhënie të cilat plotësojnë regjimin juridik të pronësisë shtetërore, publike dhe jopublike, në të njëjtën kohë përcakton në mënyrë të detajuar, përgjegjësitë e administrimit të saj nga organet e ndryshme të administratës.
Shqyrtimi i projektakteve ne kete mbledhje cel rrugen per fillimin e fazes se re te mireadministrimit te pasurise publike. Sic e dini, gjashte muaj me pare, ne ndaluam shperdorimin e mundshëm në këtë fushë, duke abroguar bazen ligjore e duke krijuar terrenin për të ndëruar nje pakete te re ligjore bazuar edhe ne rezoluten e Kuvendit per Administrimin e Prones Publike.
Projektaktet qe do te shqyrtojme sot do t'i nenshtrohen vendimmarrjes ne mbledhjen e afërt të Keshillit te Ministrave. Zbatimi me korrektesi i tyre do te na coje ne krijimin e me shume hapesirave ligjore per administrim duke garantuar:
1. Të ruhet dhe të garantohet interesi publik i pronës;
2. Të ruhen karakteristikat dhe vlerat unikale të pronës publike
3. Të ruhet dhe të rritet vlera ekonomike e saj;
4. Të konsolidohen treguesit ekonomikë dhe ekologjikë të pronës shtetërore, sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike në përdorimin e saj;
5. Procesi të ketë transpaencë të plotë .
Kjo pakete reformuese synon, ne radhe te pare, të ridimensionojë rolin e shtetit në aktivizimin e kapitaleve publike dhe burimeve njerëzore. Gjithashtu me kete pakete ne synojme pjesemarrje te qendrueshme, mbi baza te parimeve te konkurrences dhe transparences te sipermarrjes private ne zhvillimin e ekonomise publike.
Për këtë arsye, mbledhja e sotme, dhe bashkëpunimi i mëtejshëm për të hartuar dhe miratuar politika të privatizimit në kuadër të strategjisë së zhvillimit kombëtar, kërkon domosdoshmërisht nxjerrjen e akteve të reja normative, në funksion të:
1. Heqjes (zhveshjes nga titulli i pronësisë) së pronësisë shtetërore aty ku ajo nuk është e nevojshme dhe dëmton interesat shtetërore, duke siguruar në këtë mënyrë mundësi financiare për të investuar burimet e reja;
2. Heqja e pronësisë shtetërore, aty ku ajo dëmton marrëdhëniet e biznesit dhe i hap rrugën një pozicionimi të ri në ekonominë e tregut, duke siguruar vlera të reja dhe aftësi më të larta konkuruese në treg për asetet publike;
3. Ruajtjen dhe forcimin e pronësisë shtetërore, publike dhe jopublike, aty ku është e domosdoshme, nisur nga interesi i madh publik si dhe karakteri strategjik i aktivitetit, natyrës së objektit dhe veprimatrisë që zhvillohet.
Problemi i mirëadministrimit të pronës shtetërore, pra regjimi juridik i saj, sanksionuar pas vitit 2000, tanimë e ka të rregulluar infrastrukturën e nevojshme ligjore.
Në këto kushte, është detyrimi ynë ligjor që këtë regjim juridik ta plotësojmë me hartimin dhe miratimin e akteve të nevojshme nënligjore, në funksion të krijimit të rregullave strikte dhe transparente mbi organet dhe përgjegjësitë e tyre në administrimin e pronës shtetërore".
Me pas Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike, miratoi tre projektvendime, te cilat do t'i paraqiten per miratim Keshillit te Ministrave dhe u njoh e diskutoi rreth tre informacioneve.
Komiteti nderministror i Politikave Ekonomike miratoi projektvendimin "Per dhenien me qira, me konkurim, te objekteve te ndermarrjeve, shoqerive dhe institucioneve shteterore". Ky projektvendim synon te permiresoje vendimin 430, dt. 09.07. 1998 ne keto drejtime: - transparencen e procedurave qe realizohen nga institucionet shteterore ne dhenien me qira te objekteve shteterore; - arritjen e treguesve me te mire ne drejtim te zgjedhjes se investitorit me te mire dhe zenies te nje çmimi tregu per tarifen e qirase.
Nje tjeter projektvendim qe shqyrtoi dhe miratoi sot Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike eshte edhe ai "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 78. dt. 21. 01. 1999 te KM "Per ruajtjen e pronesise shteterore ne disa shoqeri tregtare dhe ndermarrje". Rishikimi i ketij vendimit te Keshillit te Ministrave behet ne kuadrin e permiresimit te legjislacionit te privatizimit. Koncepti i privatizimit te shoqerive dhe ndermarrjeve te perfshira ne kete projektvendim nuk eshte thjesht realizimi i te ardhurave nga privatizimi, se sa dhenia e nje impulsi te ri ne sigurimin e zhvillimit ekonomik te vendit, rritja e efektivitetit te tregut nepermjet nxitjes se konkurences apo terheqjes se kapitaleve private te huaja.
Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike miratoi gjithashtu projektvendimin: "Per kriteret dhe perberjen e Keshillave Mbikeqyrese te Shoqerive Anonime".
Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike diskutoi edhe rreth tre informacioneve qe u paraqiten aty si, Informacion per privatizimin e Hotel "Tirana", per ecurine e procesit te privatizimit te shoqerise "Albtelekom sh.a.", si dhe per privatizimin e kompanive shteterore ne sektorin e naftes dhe te gazit.