E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Kavajës. Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri theksoi: "Dëshiroj t'ju përcjell secilit prej j

Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Kavajës. Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri theksoi:

"Dëshiroj t'ju përcjell secilit prej jush përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të thellë, t'ju përqafoj vëllazërisht e të përulem për mbështetjen tuaj të madhe. Ju keni qëndruar gjithnjë të pamposhtur e të papërkulur në krye të fitores, në krye të demokracisë së këtij vendi.

Qytetarë të Kavajës,

Të vazhdojmë së bashku. Kjo është thirrja ime për ju, për banorët e Golemit, Lidhit Qerretit, Luzit, Kryevidhit, Rrogozhinës dhe të gjithë banorëve të rrethit të Kavajas, të vazhdojmë së bashku për të modernizuar Kavajën.

Të vazhdojmë së bashku për të garantuar shërbime moderne, shkolla moderne, shërbim shëndetësor, furnizim me ujë.

Të vazhdojmë së bashku për të pasur gjithmonë të sigurta rrugët e rrugicat tona, sheshet e qytete tona.

Të vazhdojmë së bashku për të shndërruar Kavajën në gjenerator të fuqishëm punësimi për qytetarët e saj.

Të vazhdojmë së bashku për të zhvilluar turizmin, për ta shndërruar Kavajën në një nga qendrat turistike më të fuqishme të vendit.

Të vazhdojmë së bashku për të asfaltuar çdo rrugë dhe rrugicë të këtij qyteti, për të ringritur jetën kulturore të Kavajës.

18 shkurti është një ditë e madhe dhe e mbarë, është fitorja më e thellë e koalicionit të madh, e kandidatëve të këtij koalicioni në Kavajë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, në mbarë Shqipëria."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›