Sot paradite kryeministri Pandeli Majko i shoqeruar nga ministrat Doda, Xhafa, Duka dhe Ruka si dhe nga deputete te zones filloi nje vizite pune ne prefekturen e Qarkut te Fierit. Ndalesen e pare
Sot paradite kryeministri Pandeli Majko i shoqeruar nga ministrat Doda, Xhafa, Duka dhe Ruka si dhe nga deputete te zones filloi nje vizite pune ne prefekturen e Qarkut te Fierit.
Ndalesen e pare Kryeministri Majko e beri ne Bashkine e Fierit. Ne kete takim kryetari i Bashkise se Fierit, z. Nikollaq Koshovari e informoi kryeministrin per rezultatet e Bashkise se Fierit, por edhe me problemet qe kjo Bashki ndeshet ne fushat e ndryshme te zhvillimit. Kryeministri Majko u shpreh ne kete takim, se ne kemi ardhur ketu ne Fier, si nje qender e madhe e zhvillimit ne Shqiperine Jugore per te ngushtuar distancat burokratike dhe per te zgjidhur se bashku problemet. Ne po punojme aktualisht ne sektore jetik te zhvillimit te vendit si ne energjitike, ujesjelles, rruge, etj. Besoj se rezultatet ne keto drejtime, tha kryeministri Majko, jane te ndjeshme. Keshtu, psh ka permirsime te dukshme nga furnizimi me energji elektrike cka ka ardhur si rezultati nje angazhimi maksimal te qeverise dhe te KESH per nje menaxhim me te mire te burimeve energjitike, kontroll te shperndarjes dhe furnizimit te energjise elektrike si dhe rritjes se importit. Po keshtu po punojme edhe ne sektore te tjere te ujesjellsave, transportit, liberalizimit te tregut te naftes dhe gazit, bujqesise etj.
Vizita e kryeministrit Majko dhe e personaliteteve te tjera qe e shoqerojne vazhdoi ne prefekturen e Fierit, ku ishin te pranishem drejtues dhe te zgjedhur te Pushtetit Vendor te Qarkut te Fierit, etj. Mbas raportimit qe beri prefekti i Qarkut Fier, z. Baftjar Zeqo mbi rezultatet e ketij Qarku ne infrastrukture, arsim, shendetësi, bujqesi, nafte, etj, e mori fjalen Kryeministri Majko. Ai tha :
Zonja dhe zotërinj,
Qarkut të Fierit dhe vetë qytetit të Fierit, qeveria shqiptare është e vendosur t'i kushtojë një vëmendje të vecantë. Dhe kjo vec detyrimit kushtetues, është rrjedhojë edhe e faktit se këtu vlerësohet se jeton 1/7 e popullsisë së gjithë vendit dhe cdo ndryshim pozitiv në këtë zonë ka një reflektim të drejtpërdrejtë në të gjithë vendin, në zhvillimin e përgjithshëm social-ekonomik të të gjithë vendit. Po kështu, në vlerësimin e qeverisë merr rëndësi edhe fakti që qarku i Fierit ka një historik dhe potencial të madh zhvillimi dhe një ndjeshmëri të vecantë sociale.
Sigurisht, burimet tona financiare janë të kufizuara dhe pamundësitë tona nuk na lejojnë që të investojmë sa dhe ku do të dëshironim. Ne e dimë mirë se nevojat janë më të mëdha se mundësitë që kemi për momentin, ashtu sic kemi bindjen se mundësitë tona po njohin një progress të vazhdueshëm.
Nga ana tjetër, dëshiroj t'ju rikujtoj se janë orientuar fonde dhe investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, atë urbane dhe rurale, në fushën energjetike, arsimore, shëndetësore dhe atë të telekomunikacionit. Futja në projektet prioritare të Paktit të Stabilitetit edhe e segmenteve Lushnje – Fier dhe Fier- Vlorë, me fonde tashmë të garantuara dhe nisja e pritshme e punimeve në vitin e ardhshëm, do ta shndërrojnë Fierin në një nyje të fuqishme të kontaktit mes prodhimit, shërbimeve e transportit.
Qeveria shqiptare po punon fort për zbutjen dhe zgjidhjen graduale të krizës në energjetikë, si duke përmirësuar menaxhimin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë në vend, ashtu edhe në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare. Në qarkun e Firit, po punohet për rehabilitimin e TEC-it ekzistues dhe përshtatjen e tij me standartet evropiane, ndërkohë që po studiohet dhe mundësia e ngritjes së një TEC-i të ri. Është parashikuar gjithashtu, që me një kredi prej 8 milion dollarësh, pranë TEC- it ekzistues, të ngrihet një nënstacion i ri elektrik, që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji të të gjithë qarkut.
Projekte dhe ndërhyrje të tjera janë programuar të realizohen në ndihmë të bujqësisë, shëndetësinë, arsimit dhe kulturës. Por ajo që dua të nënvizoj, është se efektiviteti i këtyre ndërhyrjeve do të ishte i mangët, nëse nuk do të vihej në lëvizje poteciali zhvillimor i vetë burimeve të qarkut. Të ndalemi në sektorin e prodhimit të naftës. Të dhënat tona, të cilat unë i ndjek në dinamikë, tregojnë se niveli i menaxhimit të kësaj pasurie është larg cilësisë së kërkuar. Mungesa e kontrollit dhe përgjegjësisë së disa prej drejtuesve, dëmtimet, grabitjet e paisjeve, por dhe të vetë naftës, metodat ende arkaike në shumicën e rasteve të shfrytëzimit të burimeve, kanë bërë që treguesit të ngelen larg mundësive reale. Ndonëse prodhimi në dy vitet e fundit ka shënuar një rritje prej 3-4% ende APC-ja nuk prodhon as cerekun e prodhimit të realizuar para vitit 1990.
Kjo sjell si pasojë që dhe APC-ja të mos luajë atë rol që pritet prej saj në stabilizimin e tregut të karburanteve dhe të kontribuojë në uljen e cmimit për konsumatorin. Dje qeveria shqiptare mori vendim për liberalizimin e mëtejshëm te kriteve te licensimit per depozitat e naftes dhe gazit, per te lehtesuar futjen ne treg te operatoreve të rinj dhe bërjen e tregut më te hapur ndaj konkurrences se drejte dhe te ndershme.
Bujqesia eshte nje tjetër potencial i madh i Qarkut tuaj. Natyrisht eshte nje sektor qe kerkon sakrifica, por edhe shperblim qe ai sjell ne kushtet e tregut, mund te jete me i shpjete, me i drejteperdrejte dhe rentabël. Eshte e papranueshme qe tregut bujqesor shqiptar t'i adresohen perimet e importit, nderkohe qe jane te gjithe mundesite qe fermeri i këtij Qarku i motivuar ne menyren e duhur t'i plotesoje vete nevojat e tregut.
Zonja dhe zotërinj,
Fieri dhe gjithe Qarku i tij eshte tashme nje zone ku prodhohen, apo dhe menaxhohen sasi te konsiderueshme parash. Nje pjese e tyre ka origjine te zeze dhe jane rrjedhore e veprimtarive te ndryshme kriminale. Vete krimi tashme ka shenuar Qarkun si nje target permanent. Une do te vazhdoj te mbaj nen presion strukturat e policisë per intesifikimin e luftes kunder krimit, por dhe do te kerkoj dhe nje bashkepunim shume me efikas se deri tani te strukturave te ekzekutivit me ato te pushtetit gjyqesor dhe te prokurorise. Ne relacionet e Ministrise se Drejtesise ndeshen shembuj te bashkepunimit te gjykatesve fierake me krimin, apo per zbutje te ndjeshme te ndershkimit te tij. Disa prej tyre jane ndershkuar. Si kryeminister, une do te vazhdoj te nxis Ministrine e Drejtesise ne intensifikimin e verpimtarise së tyre.
Ne perfunsim dua t'ju prezantoj anetarët e kabinetit qe me shoqerojne ne kete takim, te cilët janë te gatshem te komentojne dhe te mbajne shenim per probleme te karakterit specific. Po keshtu jam i gatshem te marr ne konsiderate per te ballafaquar te gjitha propozimet e idete konkrete tuajat.
Ju faleminderit!
Vizita e Kryeministrit Majko në qytetin e Fierit vazhdon me takime të tjera.