PR : E djathta është një mozaik vlerësh

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në vijim të turit të tij elektoral në qytetin e Mirditës u shpreh se “28 qershori është dita e ndërgjegjes sonë personale, që të shijojmë të gjithë së bashku të sotmen dhe të nesërmen për fëmijët, veten dhe prindërit tanë”. Mediu tha se "Partia Republikane kryesisht dhe e gjithë e djathta, është e ndjeshme ndaj çdo kërkese të qytetarëve shqiptarë dhe kjo sepse e djathta është një mozaik vlerash, i ofron shansin politik të gjithëve dhe ka vend për të gjithë shqiptarët” duke shtuar se” ne kemi bërë shumë këto katër vite, por do të bëjmë edhe më shumë, do nxisim sektorët për vende të reja pune, do të investojmë në arsim, do të investojmë më tej në sektorin e shëndetësisë, në energjitikë, ekonomi dhe çdo sektor tjetër, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë një të ardhme më të mirë.”
...