Berisha në Durrës: Kombi Shqiptar i ka sytë gjithmonë nga Perëndimi

“Kombi shqiptar i ka sytë nga deti". Kështu deklaroi Kryeministri Sali Berisha sot gjatë përurimit të rrugës Maminas-Gjiri i Lalzit. Berisha tha se pas autostradës Durrës-Prishtinë dhe rrugës së Arbrit të gjitha rrugët që do të ndërtojmë do të zbresin drejt detit. Ai tha se rruga Maminas-Gjiri i Lalzit me gjatësi 22 km u financua nga qeveria shqiptare me 1.03 miliardë lek. "Kjo rrugë sjell në treg të gjithë këtë zonë të fuqishme bujqësore dhe industriale,-tha Kryeministri, duke nënvizuar- se ky është një premtim i mbajtur. Kjo rrugë ka standartet më të mira dhe ishte një domosdoshmëri në kuadër të të gjitha rrugëve që zbresin drejt detit." Më pas Berisha zhvilloi një takim elektoral me banorë të bashkisë së Manzës dhe më pas përurori përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të Shtëpisë së lindjes në Durrës si dhe godinën e re të hotelerisë së spitalit rajonal me një investim të përgjithshëm të qeverisë, prej 4 milion euro
...