E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperiencat seksuale, tema më e ndjeshme për adoleshentët

Sjelljet seksuale dhe eksperienca e marrëdhënieve seksuale është një nga temat më sensitive për moshën e adoleshencës. Për këtë arsye, specialistët e shëndetit publik sqarojnë se duhet të kihet parasysh se kalimi në adoleshencë shoqërohet me një sërë ndryshimesh të dukshme dhe të padukshme, fizike dhe shpirtërore, gjë që pranohet pothuaj nga të gjithë. Por, kur vjen puna për të ballafaquar eksperiencat personale apo edhe ato individuale në familjen e gjithsecilit, apo me fëmijët e vet, një pjesë e mirë e të rriturve befasohen, ju duket çudi që po ndodh diçka konkrete me fëmijën e tyre, ju vjen e papritur që fëmija i tyre është rritur dhe ka nevojë për tjetër lloj komunikimi, për më shumë informacion për temat intime apo për temat që deri dje ishin “tabu”. Ajo çka fillimisht bie në sy janë ndryshimet fizike të fëmijës, por, ndryshimet më të mëdha janë ato shpirtërore dhe të ndjenjave. Në këtë drejtim, sipas specialistëve, kemi një rritje të pavarësisë së fëmijës, nuk i pëlqejnë më këshillat, fillon të pëlqejë trupin e vet dhe të partnerëve të kundërt, mundohet të mbahet dhe të bëjë më shumë përshtypje tek seksi i kundërt e kështu me radhë. Pikërisht për këtë arsye, specialistët këshillojnë se që të gjithë, si prindër dhe si edukatorë, duhet të jemi të përgatitur për këtë fazë të zhvillimit të fëmijëve dhe njëkohësisht duhet të orientojmë këto sjellje drejt sjelljeve të shëndetshme seksuale. Faktin që kjo eksperiencë seksuale është vërtetë e ndërlikuar dhe me pasoja për zhvillimin e mëvonshëm të adoleshentit, e përshkruan edhe një këngë “rep” me autor të panjohur në vitet ’80 në Amerikë: “Sex is a gamble/kissing is a game Boys do the action/girls get the blame...”. Në analizë të këtyre dy vargjeve konkludohet se përfshirja në marrëdhënie seksuale është vërtet një ngatërresë e madhe; është vërtet kënaqësi, por ka edhe një mori problemesh që e shoqërojnë; ndërsa vetëm puthja është një lojë. Në këtë kuptim, do të ishte më mirë për adoleshentët të vazhdonin “lojërat”, të shtynin sa më shumë aktin seksual dhe të mjaftoheshin me puthje, prekje, fërkime etj. Ndonëse në vargjet e këngës së sipërcituar ka edhe një paragjykim gjinor, duke ngarkuar me faj vajzën për një akt seksual dhe djalin si personin që vetëm bën veprimin, specialistët pohojnë se në këtë marrëdhënie të dy sekset janë njësoj veprues dhe njësoj përgjegjës për atë që bëjnë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›