Sot, përvjetori i 544-ët i vdekjes së Skëndërbeut
TIRANË- Sot shënohet përvjetori i 544 i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.
Qyteti i Krujës pritet të zhvillojë aktivitete të shumta, por edhe në qytete të tjera për nder të heroit tonë kombëtar, ku nuk përjashtohen edhe homazhet në varrin e tij që ndodhet në qytetin e Lezhës.
Me këtë rast Aleanca Kuq e Zi do të organizojë sot në Kalanë e Krujës një aktivitet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.
(el.me/BalkanWeb)