E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selenice ekzekutohet me arme zjarri Nure Xhaferaj 52 vjec

Një person është vrarë për hakmarrje në qender të Selenicës. Policia e Vlorës njoftoi se viktima është Nure Gjysh Xhaferaj, vjeç 52, lindur e banues në Selenicë dhe se nga hetimet e kryera ka rezultuar se vrasja është kryer për motive hakmarrje. Viktima dhe familjarët e tij qysh prej vitit 1998 e deri më sot janë në konflikt me fisin Llanaj, konflikt i cili ka vijuar me vrasjet reciproke të familjarëve të tyre përkatësisht në vitet 1998, 2002, 2004 dhe 2011. Tre muaj më parë në këtë qytezë është tentuar të vritet Nihat Xhaferaj ku si autorë të këtij rasti janë arrestuar shtetasit Altinit Hysen Aliaj (nipi i familjes Llanaj) 35 vjeç i dënuar më parë për vjedhje banke dhe Armando Selam Shakaj, 27 vjeç nga Vlora. Për vrasjen e ndodhur mbrëmë policia ka shoqëruar gjashtë persona, midis tyre pjestarë të familjes Llanaj, ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›