Operatori i shpendarjes se energjise grafik per kufizime ne shume qytete
Duke nisur nga dita e hënë për qytetet Fier, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Laç, Rrëshen e Rubik, do të ketë ndërprerje të alternuara të energjise elektrike. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, CEZ shpërndarje, ka publikuar një grafik me ditët dhe oraret e kufizimit të energjisë për keto zona, kufizime të cilat janë parashikuar të zgjasin për 5 ditë. Sipas CEZ kufizimet e energjisë do të vijne si pasojë e remonteve që kjo kompani po kryen në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, duke ndërhyrë në të paktën 16 nënstacione.Për këtë arsye, CEZ ka parashikuar që ndërprerjet e enërgjisë të fillojnë çdo ditë në orën 9 të mëngjesit e do të zgjasin deri në orën 14.