E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres rinisin kerkimet per marinarin

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes “Edirne”, e cila u fundos të dielën pasi u përfshi nga flakët pak milje larg Porto Romanos. Anijet e marinës shqiptare, pas ndërprerjes, kanë rinisur sot kërkimet për trupin e kapitenit të anijes, Khayam Mamadoll, 54 vjeç nga Azerbajxhani, i cili rezulton i zhdukur që pas mbytjes në anijes. Pastrimi i një depozite, prej së cilës ishin zbrazur 3.5 mijë tonë benzol tre ditë më parë u bë shkak i tragjedisë. Anija, me ekuipazh prej 15 vetësh, kishte ardhur tre ditë më parë në këtë port dhe ka shkarkuar benzol për llogari të subjekteve tregtare. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 6 shtetas nga Gjeorgjia, 4 nga Azerbajxhani, 3 nga Turqia dhe 2 nga Ukraina. Anija me flamur të “Sierra Leones” dhe portregjistrimi “Freetoen” është ndarë në mes nga shpërthimi dhe më pas është mbytur. Për pasojë tre persona janë mbytur, midis tyre njeri i zhdukur, 12 të tjerë u dërguan në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›