E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot protestë brenda e jashtë stadiumit

Tirana

Tirana do të zbresë në protestë pas vendimeve të Komisionit të Disiplinës për incidentet e dhunshme në derbin 1-2 ndaj Dinamos rreth dy javë më parë, që thuajse nuk u prekën fare nga Komisioni i Apelit. 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë mbledhur dje me urgjencë kryesinë e klubit për të diskutuar masat që do të merreshin më pas në lidhje me vendimet. Pas mbledhjes që zgjati më shumë se dy orë, u vendos që reagimi i Tiranës të vijë në formën e një proteste para ndeshjes së sotme me Vllazninë. Sikurse u bë e ditur, nuk ka pasur vendim konkret, por është parashikuar një protestë e heshtur brenda stadiumit: në vendin ku duhet të uleshin tifozët në tribunën përkarshi, do të jenë të vendosura banderolat dhe simbole të klubit, ndërsa pak para ndeshjes, para stadiumi do të organizohet një manifestim me tifozët dhe drejtuesit. Pritej që të merrej një vendim në lidhje me njeriun, i cili do të drejtojë skuadrën pas dënimit të Tafajit, por kjo është shtyrë për një tjetër mbledhje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›