E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan mund të bëhet arab, marrëveshje me Emirates

Galiani: “Kaka te Reali? Nuk e shitëm të dëmtuar, ai nuk është blerje e dështuar”
I vetmi ilaç për të kënaqur shefin quhet auto-menaxhim. Silvio Berluskoni nuk ka ndërmend të investojë kapitale të reja te Milani, prandaj klubi i tij do të duhet të ecë përpara falë sponsorizimeve dhe të ardhurave që do të vijnë nga e drejta tv. Adriano Galianit i është dashur t’i rezistojë presioneve: politika “low cost” jo vetëm nuk u pëlqen tifozëve, por edhe është kritikuar edhe nga aksionisti më i madh. Një zgjidhje ekziston: në këto dy vitet e fundit, Galiani ka intensifikuar marrëdhëniet me Arabinë dhe shpejt do të njoftojë, se është arritur një marrëveshje 4-vjeçare me kompaninë ajrore “Emirates Fly”, që do të marrë vendin e “Bwin” në bluzat e kuqezinjve si “top sponsor”. Konferenca e shtypit për bërjen publike të marrëveshjes u parashikua për fundin e janarit, por Ahmed bin Saed Al-Maktoum (President dhe drejtor ekzekutiv të kompanisë) nuk vinte dot në Milano, ndaj gjithçka u shty, sepse shkëlqesia e tij dëshiron të marrë pjesë. Vlera ekonomike e marrëveshjes kërkon kujdes dhe vëmendje deri në detaje. Nga sezoni i ardhshëm, Ronaldinjo&Co. do të mbajnë mbi bluza shkrimin “Emirates Fly” dhe kjo do t’u kushtojë arabëve plot 14 milionë në vit, përjashto bonuset. Champions League do të bëhet sërish një fond përfitimesh, sepse sa më shumë që skuadra të ecë përpara, aq më të mëdha do të jenë arkëtimet. “Bwin”, që ka dhënë plot 40 milionë euro, do të largohet nga Milani më 30 qershor 2010; “Emirates” do sponsorizojë Milanin deri në 2014, duke derdhur më shumë se 54 milionë euro. Paratë do të shërbejnë jo vetëm për bilancin, por edhe për merkaton. Galiani ka nisur të bëjë llogaritë: për të mos bezdisur Fininvest dhe për të mos u privuar nga një tjetër xhevahir si Kaka, duhet të evitojë rinovimin e kontratave të ekzagjeruara si ajo e Ronaldinjos dhe të kuptojë se cilat janë nevojat e Leonardos. Arabët do të vërejnë nëse janë kushtet për t’u bërë aksionistë të klubit. Berluskoni deri tani ka qenë kundër, por nëse synimet e Emirit janë serioze dhe kjo do të shërbente për të përmirësuar strukturën, pse t’i thuash jo? Prezenca e grupit arab si sponsor do të shërbejë për të intensifikuar marrëdhëniet me Arabinë jo vetëm në formën e miqësoreve apo të fazave përgatitore siç ndodhi një vit më parë. Në fakt, “Emirates” ka sponsorizuar edhe stadiumin e Arsenalit dhe prandaj mund të jetë i interesuar të kontribuojë në rikonstruktimin e San Siros, por me kushte të caktuara: emri i stadiumit nuk mund të ndryshojë për arsye të traditës dhe historisë. Ndërkohë që Adriano Galiani, pasi nuk ka qeshur për dy javë, flet tashmë për çështjen “Kaka”. Ai nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për lojtar “të dëmtuar”, ose të paktën për një transferimit të tij te Reali në një formë dobët fizike. “Shtypi spanjoll flet hapur për dështim në shitjen e Kakasë te Reali për rreth 70 milionë. Lojtari, të paktën sikurse shkruan “Marca”, vuan një problem kronik në ije. Dhe hedh insinuata, sikur Milani e dinte për problemin e yllit brazilian në momentin e tratativave. “Një absurditet i madh, thotë Galiani. Vitin e kaluar Kaka ka luajtur 31 ndeshje në Serinë A dhe vazhdimisht në 3 muajt e fundit. Kaka nuk ka asnjë problem kronik në ije”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›