E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, seanca e jashtëzakonshme për përmbytjet në Shkodër

Sot pasdite do të nisë punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila do t’i dedikohet situatës së përmbytjeve në veri në vendit. Ndonëse kjo seancë u kërkua nga deputetët e zgjedhur të PS-së, ata nuk do të marrin pjesë, pasi do të vijojnë politikën e bojkotit. Mësohet se deputetët e mazhorancës do të bëjnë një pasqyrë të situatës, ku edhe ministrat do të raportojnë mbi gjendjen në zonat e përmbytura. Ministrat do të flasin edhe për masat e marra, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rehabilitimin e plotë të zonës, siç ishte para përmbytjes. Një ditë më parë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Topalli u tregua e gatshme për një seance parlamentare të hënën, por sot në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mohoi hyrjen në Kuvend në një rast të tillë. “Një ndryshim në draft-kalendarin që ishte përgatitur nga byroja juridike në plotësim të kërkesës së deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan që ditën e hënë të jetë një seancë e jashtëzakonshme për Qarkun e Shkodrës. Ju kërkoj të më mbështesni në plotësimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për të modifikuar kalendarin, për të mos e bërë seancën ditën e enjte siç ishte menduar, por për të bërë seancë plenare ditën e hënë”, - deklaroi Topalli. Njëkohësisht kryetarja Topalli u dërgoi një letër të gjithë deputetëve të zgjedhur të PS-së, duke u kërkuar që të hyjnë në Kuvend dhe të bëjnë betimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›