Sot tryeza Topi-Berisha-Rama. Negociata në tryezë për zgjidhjen e krizës politike

Tiranë, 13 shkurt, NOA Dita e sotme përkon
me atë që mund të quhet përballja e madhe mes dy liderëve të politikës, kryeministrit
Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në prani të
presidentit të Republikës Bamir Topi, për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Takimi i shumëpritur mes palëve mendohet që të
jetë hapi i parë i zgjidhjes së ngërçit të krijuar në politikën shqiptare që
prej zgjedhjeve të 28 qershorit.
Transparenca e kutive të votimit të këtij
procesi zgjedhor, pritet të jetë sot kryefjala e bisedës mes aktorëve politikë
shqiptarë, pasi pikërisht ajo është edhe pika më e nxehtë e krijuar mers dy
poleve të politikës, që nga 28 qershori i vitt të kaluar.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, vazhdon ti mbetet
konseguent kërkesës së tij të kahershme për hapjen e kutive të votimit në ato
zona ku socialistët dyshojnë se ka patur manipulime.
Ndërsa kryeministri Berisha, i qëndron idesë së
tij se nuk i takon mazhorancës të marrë vendim për hapjen e kutive, kur një gjë
e tillë sipas tij i takon vetëm sistemit gjyqësor.
E duket se në këtë vazhdë, ka për të vazhduar
edhe përplasja e sotme e dy liderëve politikë tek tryeza me presidentin Bamir
Topi.
Nga ana e tij, presidenti i Republikës, pritet
që tu bëjë thirrje të dyja palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë
pikë nevralgjike të marrdhënieve mes tyre, duke u përmendur argumentin e
vazhdimësisë së reformave dhe nevojën e funksionimit të institucioneve, në një
akord të përhershëm mes mazhorancës dhe opozitës.
n.e/NOA