Tryeza e opozitës: Mos hapja e kutive, sjell zgjedhjet e parakohshme

Tiranë, 12 Shkurt NOA/ Foto update
Përmbledhje - Në prag të tryezës së nesërme të organizuar nga Presidenti i
Republikës, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar pasditen e sotme
me aleatët Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe Erion
Veliaj.
Lideri i opozitës është konsultuar gjatë me të
gjithë aleatët, për qëndrimin që do të mbahet të shtunën në tryezë përballë
Kryeministrit Sali Berisha.
Në përfundim, kryetarët e partive aleate janë
shprehur të një qëndrimi, se pa hapjen e kutive të votimit, nuk mund të ketë
hetim të zgjedhjeve dhe transparencë në sytë e shqiptarëve. Kurse vetë Rama
refuzoi të fliste me gazetarët.
Nga deklaratat e të vegjëlve të politikës
opozitare, ra në sy ajo e Milos. Ai pranoi se nuk do të jetë e lehtë nesër që
të ketë një fillim të mbarë nëse mazhoranca do shkojë me mendimin e vjetër që
kutitë i ka në dorë ajo, por ti drejtohet gjykatës.
Nëse do të ndodhë kjo, - paralajmëroi Milo, - Shqipëria
rrezikon të rrëshkasë në krizë. Kjo do të sjellë në rrjedhë logjike, zgjedhjet
e parakohshme. Opozita është shumë e vendosur, nuk ka asnjë mëdyshje për të
ecur përpara deri në realizimin e asaj kërkese legjitimi që ka bërë.
Milo siguroi se nëse mazhoranca do të
parashtrojë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, atëherë opozita do të
reflektojë për më tej.
Për mendimin tim personal, nuk besoj se do të
ketë ndonjë lëvizje për zgjedhje të parakohshme.
Kurse shtoi se nesër është vetëm fillimi i
një seriali të gjatë bisedimesh për të arritur në një zgjedhje të negociueshme,
sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç hapjes së kutive, përndryshe kriza do të
thellohet më tej
Erion
Veliaj:
Kërkesa
për kutitë, e panegociueshme. Eshtë fillimi i një hetimi
Kreu i Lëvizjes G99, tha se ishte një takim
informues për vizitën e z. Rama në Strasburg, për takimet me komunitetin
ndërkombëtar dhe gjithë takimet për ditën e nesërme.
Ne si G99 informuam gjithë tryezën për
përfundimin e sagës sonë me KQZ dhe mohimin e kutive. Sot ishim para një fakti,
ku Ristan Berisha insiston që kutitë sekzistojnë dhe praktikisht janë të
pavlefshme, - tha Veliaj, i stërvitur edhe ai në batuta dhe lojëra fjalësh me
emrat.
Ky është një iluzion që duhet ta heqin të
gjithë nga mendja, - vijoi Veliaj dhe përsëriti: Ne shkojmë për kutitë fizike.
Ndaj të kërkosh të kesh tryezë pa kuti është si të kërkosh një sofër pa bukë.
E vetmja arsye që na bën që të mbështesim
tryezën është që kutitë ekzistojnë. Kërkesa për kutitë është e panegociueshme
dhe është fillimi i një hetimi. Ka disa njerëz që kanë pyetur me të drejtë nëse
ne duam të numërojmë çdo kuti. Për të gjitha për ne është: Kjo sështë lotari. Lotaria
e fundit që u bë me rastësi për kompensimin e pronave zgjodhi Kryetaren e
kuvendit si fituesen e parë dhe të vetme. Nuk themi që duhet të hapet çdo kuti,
ama duhet të hapen parimisht kutitë, çdo kuti që dyshohet. Sigurisht që do
hetohet. Ne nuk kërkojmë kuti këpucësh apo kuti hetimesh, por kuti votimesh, -
deklaroi shefi i G99.
Spartak
Ngjela:
Të
gjithë palët janë të mendimit që nuk mund të hiqet dorë nga hapja e kutive
Ka pasur kërkesa të vazhdueshme të opozitës
ndaj qeverisë për transparencën e zgjedhjeve, ka një precedent tepër negativë
që ne ende nuk kemi bërë asnjë proces zgjedhor brenda standardeve perëndimore.
Të gjithë palët janë të mendimit që nuk mund të hiqet dorë nga hapja e kutive.
Ne e konsiderojmë hapjen e kutive një përbërës kryesor të demokracisë
shqiptare. Çështja e kutive është çështje jetike për demokracinë në Shqipëri.
Procesi zgjedhor është i manipuluar. Transparenca të jep të drejtë të besosh se
do të vendoset institucioni i votës në Shqipëri.
Paskal Milo:
Mos hapja e kutive, sjell zgjedhjet e parakohshme
Bashkohem me shqetësimin që po shprehin gjithë
shqiptarët për situatën politike që po ndodhet vendi. Shpresojmë që mazhoranca
do ti japë shpresë Shqipërisë, atë çka opozita ka kërkuar, hapjen e kutive, që
ti japim fund tranzicionit. Nuk do të jetë e lehtë nesër që të ketë një fillim
të mbarë nëse mazhoranca do shkojë me mendimin e vjetër që kutitë i ka në dorë
ajo, por ti drejtohet gjykatës. Nëse do të ndodhë kjo, Shqipëria rrezikon të
rrëshkasë në krizë. Kjo do të sjellë në rrjedhë logjike, zgjedhjet e parakohshme.
Opozita është shumë e vendosur, nuk ka asnjë mëdyshje për të ecur përpara deri
në realizimin e asaj kërkese legjitimi që ka bërë. Nëse mazhoranca do të
parashtrojë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, atëherë opozita do të
reflektojë për më tej. Për mendimin tim personal, nuk besoj se do të ketë
ndonjë lëvizje për zgjedhje të parakohshme. Nesër është vetëm fillimi i një
seriali të gjatë bisedimesh për të arritur në një zgjedhje të negociueshme,
sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç hapjes së kutive, përndryshe kriza do të
thellohet më tej.
Nard
Ndoka:
Pa
transparencë, ska shpresë për shqiptarët
Edhe demokristiani i një fraksioni të PDK,
Nard Ndoka, ish-ministër Shëndetësie në kabinetin e mëparshëm të Berishës,
shkarkuar pas dyshimeve të shumta për abuzime, foli për vjedhje votash:
Ne jemi të bindur që i kemi faktuar vjedhjet
e votave në Shkodër. Një prokurori e organizuar nga një mazhorancë me votat e
vjedhura qëndron në pushtet. Ne jemi të vendosur të kërkojmë transparencë,
sepse e kemi vërtetuar që në Shkodër janë bërë vjedhje të mëdha dhe kjo gjë
mund të ketë ndodhur në mbarë vendin. Nëse nuk do të ketë një transparencë për
procesin zgjedhor nuk ka shpresë për qytetarët. Tashmë opozita e majtë dhe e
djathtë është e vendosur, madje qëndrimet janë të unifikuara, megjithëse ka një
takim nën kryesimin e Presidentit të Republikës. Nuk besoj që ka vend për një
rrugë të mesme, ose do të ketë transparencë të hapjes së kutive ose nuk ka
zgjidhje të krizës.
e.n/r.b/NOA