Sovrani i dhuroi fitoren qeverisjes demokratike, por i diktoi koalicionin në qeverisjen e re
Partia Demokratike e Shqipërisë është partia më e madhe në politikën shqiptare. Ajo tashmë ka një eksperiencë të madhe në fushën e politikës dhe të drejtimit të shtetit gjatë këtyre 18 viteve në demokraci. Elektorati i saj është stabël dhe në rritje të vazhdueshme, kjo për efekt të programit dhe politikës që ka ndjekur lidershipi i saj. Nëse elektorati i Partisë Demokratike deri më tani ka patur rritje me progresion aritmetik në shumë qarqe të vendit, krahasuar kjo nga njëra zgjedhje në tjetrën, tani e tutje në disa qarqe të vendit, elektorati i saj ka tendencë rritje me progresion gjeometrik. Kjo gjë u faktua dhe në zgjedhjet e 28 Qërshorit 2009. Kjo vjen si rezultat i hartimit të programit të zhvillimit ekonomik, politik, infrastrukturorë, social dhe integrues që ka ndjekur gjatë mandatit të parë të qeverisjes dhe që do ta përsosë në mandatin e dytë të qeverisjes së re.
Qeveria e re që po krijohet ka si prioritet madhor rritjen e mirëqenies së shqiptarëve nëpërmjet punësimit, zhvillimit të infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit, reformat institucionale për të vendosur shtetin e së drejtës, heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Programin e qeverisë së re mezi po e presin të gjithë shqiptarët, por në veçanti mezi po e pret brezi i ri, i cili pret të shkojë për të mësuar dhe punuar në Evropë, tashmë me pasaportë biometrike dhe pa vizë. Programin e qeverisjes së re po e mirëpresin me entuziazëm dhe të moshuarit, për vetë faktin se ata duan të takojnë fëmijët e tyre, që prej vitesh i kanë në emigracion dhe nuk janë takuar me ta. Po gjithashtu programin e qeverisë së re po e mirëpret biznesi i cili do të shtrijë krahët e tij në Ballkan e më gjerë. Heqja e vizave për të gjithë shqiptarët dhe futja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian realizon përfundimisht aspiratën e të gjithë shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Qeverisja e mandatit të dytë nga demokratët, tashmë edhe në koalicion me një parti të spektrit të majtë, por me vizion për integrimin e vendit në strukturat e zhvillimit evropian, koalicion i diktuar nga sovrani, do ta çojë vendin në një stabilitet të plotë politik, ekonomik, social dhe do të krijojë një miqësi të mëdha e të qëndrueshme me të gjitha vendet e zhvilluara të demokracisë perendimore. Qeverisja e re do të realizojë të gjitha premtimet e dhëna në fushatë. Qeveria e koalicionit nën drejtimin e Kryeministrit Pro.Dr.Sali Berisha do t`i kthejë të gjitha premtimet në një realitet të prekshëm dhe real. Ata që janë thënë në fushatë për infrastrukturën rrugore, për sistemin energjitik, uji i pishëm, kanalizimet e ujrave të zeza, gjelbrimin, zhvillimin e turizmit, rritjen e rrogave të punonjësve, rritjen e punësimit, pajisen e të gjithë shqiptarëve me pasaportën biometrike, heqjen e vizave me vendet e bashkimit Evropian si dhe futjen e Shqipërisë në Evropë gjatë këtij mandati do të jenë plotësisht të realizueshme. Shqiptarët e kanë krijuar besimin te Kryeministri Berisha. Kjo u vërtetua nga mandati i parë, ku qeverisja demokratike realizoi të gjitha pikat e programit të saj, ndaj dhe shqiptarët e votuan dhe nxorën fitues në zgjedhjet e 28 Qërshorit 2009.
Por ata që e shohin me syrin e shqiponjës programin e qeverisë së re, janë pikërisht ajo pjesë e elektoratit dhe ata intelektual që i kanë ndenjur pranë Partisë Demokratike dhe liderit të saj Kryeministrit Berisha, ndaj ata janë më të gëzuarit, më të lumturit e fitores, dhe më optimistë se askush tjetër, sepse së bashku me liderin e tyre kanë sfiduar kohën dhe momentet e vështira që ka kaluar Partia Demokratike nga lindja e saj deri më sot. Krahas kësaj kadegorie që unë po e quaj krahu stabël pranë Partisë Demokraike dhe liderit Berisha, një tjetër brez po e përjeton akoma më shumë fitoren e këtyre zgjedhjeve. Ai është brezi i ri që ka lindur pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri. Votën e parë për demokracinë ky brez e ka hedhur për herë të parë më 28 Qershor 2009, pasi vitlindja e tyre për fat, koincidon me vitlindjen e Partisë Demokratike, të partisë së parë opozitare që lindi pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Ndaj e ardhmja e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme bëhet akoma më e sigurt. Siç e përshkruam më lart me pak fjalë, brezat që sjellin fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhje nuk janë të ndarë, por ata lidhen shpirtërisht me njëri tjetrin, preferojnë me zemër programin e Partisë Demokratike dhe kanë në shpirtin e tyre liderin e kësaj partie Kryeministrin Berisha.
Gjatë gjithë historisë së drejtimit të Partisë Demokratike dhe të shtetit, Prof.Dr.Sali Berisha, ka ditur të mbaj pranë njerëzit e thjeshtë, intelektual të shkolluar, besnik e të ndershëm, programues e vizionar perendimor, njerëz me kontribute dhe me merita për zhvillimin dhe mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri. Një nga cilësit më të mira dhe më të veçanta të Kryeministrit Berisha është se ai i njeh mirë vlerat njerzore, është një vlerësues i madh dhe i pagabueshëm në përzgjedhjen e njerëzve dhe të intelektualve për drejtimin e shtetit dhe të administratës shtetrore në qeverisje. Mbi të gjitha ai është një vlerësues i madh Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që janë. Ndaj edhe sovrani i dhuroi fitoren për të qeverisur, por i diktoj kualicionin në qeverisje. Të mos kishte patur pengesa në qeverisje gjatë këtyre 18 viteve të demokracisë, nga spektri i majtë në veçanti nga eksponentë të krahut ekstremist të së majtës shqiptare, Prof.Dr.Sali Berisha do ta kishte çuar Shqipërinë, në nivelin e vendeve më të zhvilluara Evropiane dhe shqiptarët në nivelin e qytetarëve më të përparuar të kontinentit. Kjo pasi doktor Berisha është njeri me shpirt dhe zemër të madhe, është politikan me dimensione me përmasa të politikës ndërkombëtare dhe drejtues shteti me vizion demokratik perendimor. Kjo e bënë atë të dallueshëm nga liderët e tjerë, ndaj dhe sovrani e ka votuar në shumicë për 18 vjet dhe do ta votojë ndjeshëm dhe në vitin 2013 dhe në vazhdim.
Zgjedhjet e 28 Qërshorit 2009, ishin një test për politikën shqiptare. Ata janë zgjedhjet më korrekte të zhvilluar në këta 18 vjet demokraci në Shqipëri. Këta zgjedhje do mbeten në historinë e Shqipërisë si zgjedhjet e para ku të gjithë shqiptarët votuan me pasaportën ndërkombëtare dhe kartën e identitetit. Klima zgjedhore publike ishte mjaft e qetë. Populli shqiptar tregoi kulturë zgjedhore, rregull, mirëkuptim dhe besim ndaj organeve të shtetit që menaxhonin situatën zgjedhore në rang vendi. Ata shprehën besim të patundur te qeveria demokratike të drejtuar nga Kryeminisri Berisha ndaj edhe e shpallën fitues të këtyre zgjedhjeve.
Por, ka njerëz, pse jo dhe forca politike që e shohin ndryshe nga ç`është në të vërtetë realiteti. Elektorati është distancuar nga qëndrimet emocionale të ndonjë partiaku që akoma ka mbetur në politikë në saje të dobësisë së antarësisë së spektrit të majtë dhe strukturave drejtuese të partisë ku ai militon. Të gjithë e kuptojnë se nuk është më koha e Gramozit apo e kryetarit të tij mosmirënjohës ndaj procesit zgjedhor. Do apo s`do Edi Rama, sovrani ka vendosur fitoren e qeverisjes demokratike. Shqiptarët mezi po presin qeverinë e re, qeverinë e integrimit Evropian.
...