Halimi per te drejtat e njeriut Hartimi i legjislacionit dhe praktika gjyqesore
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi se “Shqipëria ka dalë nga harta e shteteve me probleme në respektimin e të drejtave të njeriut”. Këtë deklaratë kreu i drejtësisë e bëri gjatë takimit me temë “Implementimi i konventës europiane për të drejtat e njeriut” me përfaqësues të Këshillit të Europës, personalitete të KLD-së dhe gjykatave të vendit. Halimi tha se mënyra më e mirë për implementimin e konventës është hartimi i legjislacionit dhe praktikave gjyqësore.
Halimi tha se shteti shqiptar është i përkushtuar që konventa e te drejtave të njeriut të implementohet në nivel kombëtar me efikasitet si dhe shprehu angazhimin për të adaptuar një legjislacion të brendshëm që është konform standardeve të vendosura nga Konventa Europiane.
Drejtori për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës Philippe Boillat vuri theksin tek ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, pasi sipas tij reforma në gjykatë nuk mund të jetë e plotë pa ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, të cilat sigurojnë të drejtat e njeriut.