E Shtunë, 31 Tetor 2026

S‘pagoi taksat, pranga italianit

Një shtetas italian është arrestuar dje nga një postbllok i Policisë së Korçës, pasi ishte person i shpallur në kërkim prej Policisë së Kavajës për mospagim të taksave. Ipapazio de Françesko, 51 vjeç, është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë arrest në burg për mospagim të taksave. Italiani kërkohej nga Policia e Komisariatit të Kavajës, pasi ka pasur detyrime në shuma të mëdha për aktivitetin privat që kryente në Kavajë. Mendohet se shtetasi italian kishte vendosur të largohej nga Shqipëria për t‘i shpëtuar burgut dhe pagimit të taksave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›