E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien në rrjeta dy peshkaqenë tigër

Sezoni turistik sjell në ujërat shqiptare të parët "turistë" të huaj. Dy peshkaqenë kanë rënë në rrjetat e një peshkatoreje. Gjithsesi, ata janë kapur larg plazheve të frekuentuara nga pushuesit, 15 milje larg bregut të Kepit të Rodonit në veri të Durrësit. Sipas peshkatarëve, dy peshkaqenët tigër, tipikë për frekuentimin e ujërave tropikale, janë kapur në një thellësi detare më shumë se 100 metra. Egërsirat e detit kanë rënë në rrjetat e peshkatores "Emiliano" me kapiten Arben Kumen. Njëri prej peshkaqenëve peshon rreth 400 kg dhe është i gjatë 4.5 metra, ndërsa tjetri është 250 kg dhe 3 metra i gjatë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›