E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Opozita e paaftë për tu përballur me programet konkurruese

PLL, prezanton në Elbasan kandidatin për deputet 
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia ka prezantuar në Bradashesh të Elbasanit kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 qershorit Emine Shehi. Në këto zgjedhje asnjë votë e koalicionit nuk shkon dëm. Çdo votë që shkon për partinë Lëvizja e Legalitetit automatikisht shkon edhe për koalicionin, u shpreh Spahia. Gjatë takimit të zhvilluar me elektoratin e tij në këtë komunë, kreu i PLL ka renditur reformat e shumta të mazhorancës, duke veçuar faktin se e majta nuk mund ti ofrojë shqiptarëve ndryshimin që tashmë ka hyrë në vendin tonë. Me anëtarësimin në NATO me të drejta të plota dhe me aplikimin për statusin e vendit kandidat për në BE, kjo qeveri do të vazhdojë me reforma të tjera në mandatin e saj të dytë, veçoi ai. Sipas tij, opozita paraqitet para elektoratit e çorientuar, pasi nuk ka asnjë alternativë konkrete për ti ofruar shqiptarëve. Opozita nuk ka asnjë alternativë konkrete për ti ofruar shqiptarëve përballë sukseseve të maxhorancës së djathtë, në këto katër vite dhe është e paaftë për tu ballafaquar me programe konkurruese. Në këto kushte opozita ka zgjedhur rrugën e krijimit të alibive për të justifikuar dështimin e pritshëm në zgjedhjet e 28 qershorit, nënvizoi Spahia. Duke iu referuar përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Spahiu shprehu vullnetin e palëkundur të qeverisë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›