PBDL do garojë me 14 deputetë në Elbasan
Partia Bashkimi Liberal Demokrat gjatë organizimit të aktivitetit të saj në Elbasan, ka prezantuar kandidatin kryesor, me të cilin do të prezantohet kjo parti në nivel qarku. Një ndër kandidatët kryesorë do të jetë pedagogu, Arben Haxhiymeri, drejtues për vite me radhë i kësaj force politike për Elbasanin. Në këtë aktiv merrte pjesë kryetari i Partisë Arjan Starova, i cili në fjalën e tij ka theksuar se koalicioni i djathtë është koalicioni i sigurt drejt fitores.
Ai ka kërkuar angazhim të partisë Bashkimi Liberal Demokrat në nivel lokal për të marrë sa më shumë vota me 14 kandidatët përfaqësues, dhe të votojnë për mazhorancën. Të pranishmit kanë vlerësuar figurat e spikatura me të cilat do të përfaqësohet Bashkimi Liberal Demokrat duke shprehur vlerësimin për koalicionin e djathtë me në krye Partinë Demokratike.