E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: AK-ja, në zgjedhje si lëvizje politike

“Kam kënaqësinë që të ndaj së bashku me gjithë publikun dhe mbështetësit e Aleancës Kuq e Zi sot nisjen e fillimit të aksionit politik, për ta parë aleancën si alternativën më të mirë qeverisëse në Shqipëri dhe duke premtuar se Aleanca Kuq e Zi nuk do të hyjë në koalicion as me PD-në as me PS-në”, tha Kreshnik Spahiu gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

Duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e elitës politike, Spahiu tha se “ne vlerësojmë që PD-ja është e njëjta anë e medaljes së PS-së. Janë dy parti të majta. PD është një parti tërësisht bolshevike, e cila në mënyrë autoritare është duke drejtuar vendin. Natyrisht që ne kemi një platformë të qartë për limitimin e mandateve të lidershipit politik”.

Prej disa ditësh, Kreshnik Spahiu kryeson një delegacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me kongresmene dhe zyrtarë të shumtë./Start/

                                                                                             2012-02-18 08:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›