Spahiu: Berisha po shet pasuritë kombëtare
Gjatë fjalës, kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, akuzoi kryeministrin se po tenton të mbajë pushtetin në dy forma, me anë të parave të privatizimeve si dhe me mbështetjen e Athinës.
“Në funksion të kësaj, sot atdheu është në rrezik pasi shtetasi Sali Berisha po shet pasuritë kombëtare për të mbushur xhepat e tij, llogarinë e partisë dhe për të larë borxhin e brendshëm që kalon shifrat e falimentimit të shtetit. Nga ana tjetër shtetasi Sali Berisha është në akord me qeverinë greke për të injoruar vendimin e gjykatës kushtetuese dhe për të konsideruar të mirëqenë marrëveshjen për dorëzimin e territorit dhe duke lejuar skuadriljet e policisë greke të venë nën kontroll jugun e Shqipërisë dhe lejuar vazhdimin e kërkimeve për burime gazi nga pala greke. Si koncesion ai po siguron mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat të cilin Shqipëria nuk e meriton pasi nuk ka plotësuar standardet e kërkuara dhe është ende larg plotësimit të 12 kritereve të Bashkimit Evropian” deklaroi Spahiu.
“Shitja e të gjitha pasurive nëntokësore dhe dorëzimi i territorit janë së bashku tradhti kombëtare të ndushkueshme nga Kodi Penal dhe ndryshe nga PS që e konsideron Berishën si Kryeministër ne si Aleancë KuqeZi e konsiderojmë një shtetas të pa menduar që duhet izoluar. Ky është ndryshimi i të bërit opozitë mes PD dhe PS meqë kreu i kësaj të fundit nuk ishte i qartë për rolin e kuqezive” deklaroi Kreshnik Spahiu. Këshilli drejtues i Aleancës KuqeZi zgjodhi të deleguarit e qendrës për organizmin e zgjedhjeve për drejtuesit lokalë me kriterin e përzgjedhjes së trashëgimtarëve dhe pinjollëve të familjeve të rilindësve dhe fiseve me traditë patriotike në çdo qytetet. /Start/
2012-09-15 11:32