E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i Hekuran Dedës: Dhjetë burra e kanë parë Fatos Skejën në shtëpinë tonë. Gjakun nuk e falim kurrë

Share

Vëllai i Hekuran Dedës, Zabiti, gjatë një intervistë për gazetën Shekulli, thotë se dhjetë burra janë dëshmitarë se oficeri i Gardës, Fatos Skeja, ka shkuar në shtëpinë e tyre për të ofruar para dhe foton e vrasësit të vëllait në këmbim të një vizite nga Sali Berisha. Zabiti thotë se ka pritur që Skeja të tregojë kush është vrasësi, pasi pretendon se e di diçka të tillë. Për këtë arsye ka bërë një padi në prokurori. Së pari atë natë kanë qenë mbi dhjetë burra që kanë parë Fatos Skejën dhe mikun e familjes, Behar Spahiun në shtëpinë tonë. Kemi biseduar mbi dy orë për këtë çështje. Fatos Skeja thoshte se kishte biseduar me kryeministrin në zyrën e tij ndaj dhe kishte ardhur për të biseduar me ne që ta prisnim në shtëpi. Madje na garantoi se po ta prisnim Berishën, jo vetëm që do na jepte fotografinë e vrasësit, por edhe para, thotë Zabiti. Ai thotë se është thirrur në prokurori dhe ka dëshmuar këtë çështje pasi Skeja ka ngritur ndaj tyre një padi për shpifje. E dinë gjithë shqiptarët tani që prokurorët janë vënë përballë vështirësive të mëdha, por unë kam besim se një ditë autorët e vrasjes së vëllait tim do të përballen me ligjin. Do të përballen dhe pikë. Ne kurrë nuk do të dalim. Ne kurrë nuk do të shesim gjakun e vëllait tonë. E vranë përballë kryeministrisë. E vranë me duar në xhepa, thekson Zabiti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›