E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Kodi i ri Zgjedhor, brenda korrikut

Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon miratimin e Kodit të ri Zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar. Kjo për të krijuar kohë të mjaftueshme për përgatitjen e të gjithë infrastrukturës zgjedhore. 

 Komiteti i Drejtues i PLL-së në vendimet e saj në mbledhjen e djeshme kërkon që të përfshihet në ligjin e ri dhe të krijohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme të marrin pjesë si mërgata e vjetër politike, ashtu dhe emigracioni i ri dhe shprehu nevojën që me një ligj të veçantë, t'u njihet në mënyrë automatike shtetësia shqiptare të gjithë emigrantëve politikë të pas vitit 1944 si dhe fëmijëve të tyre. Po ashtu, Komiteti Drejtues i PLL, risolli në vëmendje që me Kodin e Ri Zgjedhor të krijohet një rajon i veçantë elektoral për të gjithë shqiptarët e diasporës, ku kandidatët për deputetë të këtij rajoni të jenë prej radhëve të emigracionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›