E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: PS-PBDNJ shkelen ligjin Rozeta Rapushi

Partia Socialiste dhe ajo Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, kane shkelur rende ligjin, Kodin Zgjedhor me mos dorezimin e emrave te komisionereve per Komisionet Zonale te Administrates Zgjedhore (KZAZ). Keshtu u shpreh dje, kryetari i KQZ, Arben Ristani ne lidhje me bojkotin e dy forcave opozitare politike ndaj ketij procesi parazgjedhor. Sipas tij, keto forca politike kerkojne te demtojne procesin zgjedhor, ndonese KQZ mbetet i vendosur qe si institucion pergjegjes te realizoje zgjedhjet lokale te 8 Majit ne baze te ligjit. "Demi eshte bere, sepse moszbatimi i ligjit cenon standardet dhe procesin e trajnimit te komisionereve, por jo qe kjo te ndikoje ne mos mbajtjen e tyre. PS dhe PBDNJ, kane shkelur te drejten kushtetuese te zgjedhesve per te votuar si dhe Kodin Zgjedhor. Pasi u ezauruan te gjitha afatet dhe rruget e komunikimit, ne e pame te arsyeshme te bejme zevendesimin, por me mire do ishte qe KZAZ-te te plotesoheshin nga ata qe kane detyrimin kushtetues per ta bere nje gje te tille. KQZ-ja mbetet e vendosur per mbajtjen e tyre me 8 maj ashtu sikunder eshte percaktuar qartazi tashme edhe pas dekretimit te tyre nga kreu i shtetit", u shpreh dje Ristani. Por nga ana tjeter, kreu i KQZ-se, sqaroi edhe pretendimet me te fundit te selise roze, sipas te cilave afati i fundit per te depozituar emrat per anetare te KZAZ-ve eshte 60 dite perpara mbajtjes se zgjedhjeve. Pra ne 8 mars dhe jo me 7 shkurt. "Nuk e di se cilin Kod Zgjedhor ka lexuar ky socialist, ate te 2008-es qe miratuan me konsensus dy partite e medha, apo ndonje tjeter. Afati i fundit qe percakton Kodi eshte 90 dite perpara dates se zgjedhjeve, ndersa ai 60 diteshi qe thote ai eshte per regjistrimin e partive politike ne zgjedhje", u shpreh Ristani. Me konkretisht, forcat e majta politike, nese vertete duan te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te dekretuara me 8 maj nga Presidenti Bamir Topi, pasi kete ceshtje nuk e kane sqaruar mire, duhet te regjistrohen ne KQZ, brenda dates 8 mars. Ne baze te nenit 64 te Kodit Zgjedhor, cdo parti politike duhet te paraqese kerkesen per t'u regjistruar si subjekt zgjedhor ne KQZ jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve. Cka rezulton se brenda dates 8 mars, partite duhet te regjistrohen ne KQZ per garen elektorale. I pyetur nese PS do te sillte emrat, a do te pranoheshin nga KQZ, Ristani tha se ekziston nje pergjegjshmeri per jeten politike per te zgjidhur ne nje situate te tille. "Per ne e rendesishme eshte te bejme zgjedhje jot e bejme politike. Ne mund ta leme deren hapur per PS-ne. Ne nuk na takon te bejme politike por te zbatojme Kodin ",-tha Ristani. Ne reagimin e djeshem, kreu i KQZ foli edhe per mungesen prej disa javesh tashme te anetareve te propozuar nga opozita ne KQZ. Duke komentuar bojkotin e socialisteve ne KQZ, duke vendosur si kusht per te hyre ne zgjedhje ndryshimin e ketij institucioni dhe largimin e kreut te KQZ, Ristani u shpreh se "jam zgjedhur me vote te lire dhe ky nuk eshte as argument ligjor, e aq me pak kushtetues".

KKRT-KQZ: "Marreveshje bashkepunimi per monitorimin e zgjedhjeve vendore"
Kryetarja e KKRT, Endira Bushati dhe kryetari i KQZ, Arben Ristani, nenshkruan dje ne ambientet e KQZ, marreveshjen e bashkepunimit per monitorimin e operatoreve radio-televizive per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 8 maj. Gjate nenshkrimit te marreveshjes, Bushati tha se "KKRT eshte pergatitur per monitorimin e radiove dhe televizioneve, publike dhe private ne permbushje te dispozitave ligjore qe njeh ligji".
Nderkohe ajo permendi dhe dy risite e kesaj fushate ne punen e institucionit qe drejton. Se pari, monitorimi i operatoreve radiotelevizive do te kryhen, jo vetem ne Tirane dhe Durres, por ne te gjitha qarqet e vendit. Se dyti, Bushati ftoi perfaqesues te shoqatave qe merren me monitorimin e procesit zgjedhor, si dhe studente te gazetarise, drejtesise dhe perfaqesues te shoqerise civile. Ne baze te Kodit, neni 85, perpara fillimit te periudhes zgjedhore KQZ ngre bordin e monitorimit te medias. Bordi do t'i paraqese cdo dite KQZ, perfundimet e veta per diten pararendese. Radiot e televizionet publike dhe private ne Shqiperi jane te detyruara te regjistrojne te gjitha transmetimet e tyre gjate periudhes se fushates zgjedhore. Keto regjistrime ruhen per nje periudhe tremujore pas perfundimit te zgjedhjeve dhe me kerkese te KQZ-se, i vihen menjehere ne dispozicion ketij te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›