Alibeaj kërkon pronat e gjykatave
Ministri i Drejtësisë ka marrë një tjetër iniciativë personale, e cila duket se synon vënien nën kontroll të anës financiare të funksionimit të gjykatave në vend. Pak ditë më parë, nëpërmjet një urdhri gojor, Alibeaj u ka dhënë detyrë drejtuesve të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme që të regjistrojnë të gjitha godinat, automjetet dhe pronat e tjera të gjykatave në emrin e Ministrisë së Drejtësisë. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta nga Ministria e Drejtësisë, të cilat thanë për "Shqip" se të premten e kaluar në këtë dikaster Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit e hipotekave, por edhe me kancelarët e gjykatave. Pikërisht në këtë takim ai u ka komunikuar atyre urdhrin e tij, por pa e dërguar atë në mënyrë shkresore. Zyrtarisht, as Ministria e Drejtësisë dhe as Hipoteka nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke e konsideruar atë si një zhvillim rutinor pune.
Përfaqësues të gjyqësorit që janë njohur me këtë zhvillim e kanë konsideruar nismën e ministrit të Drejtësisë si një përpjekje për të uzurpuar financat e gjyqësorit dhe për të goditur pavarësinë e këtij sistemi për të cilën po flitet shumë kohët e fundit. Pronat e gjykatave janë pasuri shtetërore dhe aktualisht ato janë të regjistruara në dy mënyra. Në një pjesë të tyre ato janë regjistruar në Hipotekë thjesht si prona shtetërore, pa emër pronari të specifikuar, ndërsa në pjesën tjetër ato janë të regjistruara në emër të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të cilës i përkasin. Duke parë këtë ndarje, për të realizuar qëllimin e tij Alibeaj u ka dhënë ndërkohë urdhër edhe kancelarëve të gjykatave, që në rastet kur pronat janë në emër të gjykatës, të nisin procedurat për çregjistrimin e tyre dhe regjistrimin nën emrin e Ministrisë së Drejtësisë.
Synimi i Alibeajt për të vënë nën varësi anën financiare të gjyqësorit nuk është i ri. Pak kohë më parë, gjatë një mbledhjeje me gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, në përgjigje të problemeve të tyre për mungesat infrastrukturore, Ministri u ka deklaruar se nëse ia besonin atij menaxhimin e financave të gjyqësorit, ai do t‘u përgjigjej për kërkesat e bëra. Por sipas Kushtetutës, gjyqësori është pushtet më vete dhe administron vetë buxhetin e tij. Aktualisht, ky menaxhim kryhet nga zyra për menaxhimin e buxhetit gjyqësor, e cila është në varësi të Ministrisë së Financave. Marrja e pronësisë së ambienteve dhe automjeteve të gjykatave mund të konsiderohet nga ministri i Drejtësisë si hapi i parë drejt marrjes nën varësi të menaxhimit të gjithë buxhetit dhe anës financiare të gjyqësorit shqiptar.