Fullani Te ulen tarifat e sherbimeve bankare
TIRAN- Tarifat e larta te sherbimeve bankare kane hapur nje debat te gjere ne vend ne lidhje me politikat qe duhen ndermarre per zbritjen e tyre ne shifra te pranueshme. Pas Kryetares se Autoritetit te Konkurrences Lindita Lati si dhe Kryeministrit Berisha dje reagoi edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani i cili kerkoi nga bankat aplikimin e tarifave me te uleta gjate ofrimit te sherbimeve ndaj qytetareve.
Banka e Shqiperise ka kryer analizat e nevojshme te cilat kane dale ne perfundimin se kosto e disa produkteve dhe sherbimeve bankare duke perfshire pagesat dhe transfertat kartat e debitit dhe te kreditit si edhe disa forma te tjera te kreditimit mund te jene me te uleta -tha dje Fullani gjate nje aktiviteti ne Shkoder.
Guvernatori i Bankes eshte i fundit nder autoritetet qe duhet te shprehen ne lidhje me situaten ne fjale qe reagon publikisht per kete ceshtje nderkohe qe Banka e Shqiperise ka pasur zyrtarisht nje panorame te saj qe prej pranveres se vitit te kaluar kur ne bashkepunim me Autoritetin e Konkurrences kane kryer nje monitorim te ketij tregu duke arritur ne perfundimin se tarifat e aplikuara jane teper te larta.
Qendrimi i guvernatorit vjen disa dite pas deklarates se Kryetares se Autoritetit te Konkurrences Lindita Lati ne lidhje per mungese te reagimit te Bankes se Shqiperise ndaj monitorimit te bere nje vit me pare nga keto institucione i cili kishte dale ne perfundimin se sistemi bankar ne vend aplikonte tarifa te larta te sherbimeve bankare. Madje Lati theksoi se ne mungese te nje reagimi zyrtar nga Banka e Shqiperise ne lidhje me kete ceshtje autoriteti do te dilte me nje vendim te tijin me qellim rregullimin e situates.
Ne lidhje me kete Fullani kerkoi nga bankat qe te rrisnin transparencen ndaj publikut duke percaktuar sakte koston ne rastet e kredive si dhe te tarifave ne rastet e sherbimeve te tjera. Bankave iu kerkohet te ofrojne te gjithe informacionin dhe shpjegimet e nevojshme per klientet e interesuar.
Gjithashtu ne te njejten logjike nga bankat do te kerkojme ndertimin e metodologjive per percaktimin e kostos se sherbimeve bankare qe lidhen kryesisht me pagesat dhe transfertat e ndryshme. Ne kete menyre per klientet do te jete me e thjeshte te bejne krahasimin mes kushteve qe ofrojne institucione te ndryshme bankare e keshtu te bejne zgjedhjen e tyre mbeshtetur ne alternativen me te favorshme - theksoi ai.
Te njejtin apel kreu i BSH-se kishte bere edhe disa muaj me pare. Krahas dhenies se informacionit te duhur nga bankat Fullani ka kerkuar edhe nga qytetaret qe te tregohen te vemendshem per te njohur kushtet e vendosura nga banka per produktet dhe sherbimet qe ato ofrojne. Aty ku eshte e nevojshme ne kete proces mund te kerkohet edhe asistence e jashtme me e specializuar -vijoi Guvernatori.
Tarifat e sherbimeve bankare si dhe ato te telefonise celulare kane qene ne qender te diskutimeve gjate diteve te fundit per sa i perket marredhenies se tyre me konsumatoret.
Studimi eshte porositur nga AKEP dhe eshte kryer nga nje kompani e huaj
Celularet pritet ulje cmimesh deri ne 30 per qind
Marsi pritet te jete muaji ne te cilin parashikohet te filloje ulja e metejshme e tarifave te telefonise celulare ne vend. Vendimi i marre ne fund te muajit dhjetor nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare pritet te filloje se zbatuari qe nga dita e pare e muajit mars ndersa ulja parashikohet te vazhdoje cdo vit deri ne fund te 2014-s. Ne total deri ne kete periudhe konsumatoret parashikohet te perfitojne nje pergjysmim te tarifave qe paguajne sot.
Nderkohe ulja qe pritet te aplikohet gjate ketij viti pritet te jete rreth 30 per qind. Vendimi eshte marre bazuar mbi nje studim te kryer nga nje kompani e huaj ne llogari te AKEP-it. Ne lidhje me kete gjate dites se djeshme Ministri per Inovacionin e Teknologjine e Informacionit Genc Pollo zhvilloi nje takim me drejtoret e kater kompanive celulare qe operojne ne tregun vendas.
Studimi i kryer nga kompania e kontraktuar nga AKEP veren se cmimet e aplikuara ne Shqiperi kane diferenca te medha ne raport me ato qe aplikohen ne vendet e BE-se. Ne lidhje me kete ajo ka rekomanduar per secilen kompani uljen qe duhet aplikuar ne menyre qe deri ne fund te vitit 2014 zbritja te arrije ne nivele me shume se gjysma e kostos se sotme.