E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, 4-1 kundër Rusisë

 

Në ndeshjen e parë të Grupit D, Spanja ka arritur të mposhtë shumë bindshëm Rusinë me rezultatin 4-1. Shenjat pozitive dhe entuziazmi u dukën që në pjesën e parë të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë ka qenë sërish skuadra spanjolle që ka shënuar në portën e kundërshtarit. Goli që trefishoi rezultatin është shënuar në minutën e 75-të të lojës, nga Villa. Vetëm pak minuta pas këtij goli, duket se rusët e morën disi veten dhe kanë tentuar të ngushtojnë rezultatin, tashmë euforik për spanjollët. Ka qenë Pavlychenko që ka shënuar për rusët në minutën e 86-të. Gëzimi i tiofozëve ka qenë i madh, por nuk ka zgjatur për shumë kohë. Sepse spanjollët kanë sulmuar sërish dhe i janë drejtuar me një tjetër gol portës kundërshtare. Në fund të takimit ka shënuar Fabregas, duke e lënë skuadrën ruse të dërrmuar totalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›