E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spanja dhe Brazili, favoritët në Botëror"

Pas çështjes doping, kapiteni i Italisë flet për Botërorin 2010. Kampioni në fuqi i botës beson se fitimi sërish i trofeut do të ishte një arritje e madhe për të dhe për Italinë. "Nëse fitoj sërish Botërorin, premtoj se do të tërhiqem nga futbolli", tha ai për "Ansa"-n. "Kjo do të ishte një mrekulli". I pyetur për rivalët e verës së ardhshme në Afrikën e Jugut, Kanavaro shikon vetëm dy. "Brazili dhe Spanja do të jenë një hap përpara të gjithëve, por vijmë pas tyre, së bashku me disa ekipe të tjera", përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›