Mutu-vodka, i thotë lamtumirë Kombëtares
Probleme të reja për Mutu: pak ditë para ndeshjes ndaj Serbisë, të humbur 0-5 nga Rumania, sulmuesi i Fiorentinës është kapur nga një gazetë skandalistike, "Libertatea", ndërsa hante darkë në një lokal me disa vajza, me të cilat kishte porositur vodka dhe verë të kuqe. Irritimi i trajnerit Luçesku ka qenë shumë i madh: "Për sa kohë që unë do të jem trajner i Rumanisë, Mutu nuk do të grumbullohet më". Nga ana e tij, Mutu ka synuar të mbrohet: "S‘kam bërë asgjë të keqe. Edhe unë kam miq si të tjerët. Për Kombëtaren kam shkatërruar gjurin tim".