E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet e para, çojnë në pranga të dyshuarit e parë si shkaktarë të shembjes së pallatit në Gjirokastër

Arrestohen 9 persona, nëpunës të bashkisë dhe pronarë e të punësuar të firmës “Arti” sh.p.k.

Policia e Gjirokastrës arrestuar dje, nëntë persona, pas shembjes të pallatit pesëkatësh ditën e diel, në lagjen “11 janari” në Gjirokastër. “Të arrestuarit janë punonjës të bashkisë së Gjirokastrës dhe të firmës “Arti” sh.p.k., që po punon për ndërtimin e pallatit të ri”, thanë burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës. Burime të policisë së Gjirokastrës, saktësuan se të arrestuar me urdhër të prokurorisë së rrethit janë: Admir Shehaj, i datëlindjes 05.08.1978, lindur në Dibër dhe banues në Gjirokastër, përgjegjës në inspektoriatin e ndërtimit në bashkinë Gjirokastër, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Afërdita Papamihali, e datëlindjes 06.11.1952, lindur e banuese në Gjirokastër, me detyrë sekretare e KRRT-së pranë bashkisë së Gjirokastrës, e cila akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyres”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Thanas Llahana, i datëlindjes 13.07.1950, lindur e banues në Gjirokastër, me kombësi greke e shtetësi shqiptare, inxhinier gjeolog që akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal. Rreth orës 14.30 të ditës së djehsme, u njoftua se është kapur dhe i dyshuari i nëntë për shembejn e pallatit në Gjirokastër. Burime të policsë së Gjirokastrës, saktësuans e ai është inxhinieri zbatues i kompanisë "Arti shpk" Gjergji Meçe i cili kishte mundur ti shpëtonte forcave të rendit duke u fshehur në fshatrat afër kufirit me Greqinë.
Të njëjta burime, saktësuan se të arrestuar në flagrancë nga policia janë: Alfred Mamani, i datëlindjes 30.10.1959, lindur e banues në Gjirokastër, shef i urbanistikës në bashkinë e qytetit për vepren penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Jani Ndrico, i datelindjes 12.05.1963, lindur e banues ne fshatin Dervician, Gjirokaster, me kombesi greke e shtetesi shqiptare, eskavatorist në firmën “Arti” sh.p.k”, i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal; Njazi Çobani, i datëlindjes 18.04.1963, lindur dhe banues ne Gjirokaster, artitekt i shoqërisë së ndërtimit “Arti” sh.p.k., akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave në punë,” parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal; Luan Bufi, i datëlindjes 04.09.1950, lindur në Delvinë dhe banues në Gjirokastër, me profesion inxhinier ndërtimi i “Arti” sh.p.k., akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave ne pune”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal; Sotiraq Janora, i datëlindjes 15.02.1965, lindur dhe banues ne Gjirokaster me kombësi greke e shtetesi shqiptare, president dhe drejtues teknik i shoqërise së ndërtimit “Arti” sh.p.k., i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
Ndërkohë mësohets e një person tjetër është shpallur në kërkim. Në kërkim ëshët shpallur Aristotel Haxhi, bashkëpronar i shoqërisë së ndërtimit “Arti” sh.p.k. Nga veprimet e para hetimore të grupit me specialistë të Policisë së Gjirokastrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së këtij rrethi,rezultoi se shembja e pjesshme e pallatit ka ardhur si pasojë e punimeve për ndërtimin e një pallati tetëkatësh nga shoqëria e ndërtimit “Arti” sh.p.k., me president dhe drejtues teknik Sotiraq Janora me seli në Gjirokastër. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi dokumentacionit të subjektit për pallatin në ndërtim si dhe janë marrë dokumentet pranë Degës së Tatimeve dhe qendrës së regjistrimit të biznesit pranë Bashkisë në Gjirokastër.
Janë marrë në pyetje të gjithë personat e dëmtuar dhe dëshmitarët okularë, si dhe të shoqëruan 20 persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Shembja e pallatit pesëkatësh një ditë më parë në Gjirokastër, me pasojë tre viktima, dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet për ndërtimin e një pallati të ri, ngjitur me atë ku ndodhi tragjedia.
Mësohet se hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të firmës “Arti” sh.p.k., dhe marrëdhëniet me Zyrën e Urbanistikës, dhe KRRT së bashkisë së qytetit vazhdojnë në mënyrë intesive.

TE ARRESTUAR
Me urdhër të Prokurorisë së Rrethit
1. Admir Shehaj, përgjegjës në inspektoriatin e ndërtimit në bashkinë Gjirokastër, akuzohet për “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Afërdita Papamihali, me detyrë sekretare e KRRT-së pranë bashkisë së Gjirokastrës, akuzohet për “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3. Thanas Llahana, me kombësi greke e shtetësi shqiptare, inxhinier gjeolog, që akuzohet për “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
4. Gjergji Meçe, inxhinieri zbatues i kompanisë "Arti shpk", i cili akuzohet për “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.

Në flagrancë nga policia
4. Alfred Mamani, i shef i urbanistikës në bashkinë e Gjirokastrës, akuzohet për vepren penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Jani Ndrico, eskavatorist në firmën “Arti Sh.p.k”, akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
6. Njazi Çobani, artitekt i shoqërisë së ndërtimit “Aarti” sh.p.k., akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave në punë,” parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
7. Luan Bufi, inxhinier ndërtimi i firmës “Arti” sh.p.k., akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave ne pune”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
5. Sotiraq Janora, president dhe drejtues teknik i shoqërise së ndërtimit “Arti” sh.p.k., akuzohet për “shkelje e rregullave në punë”, parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.

I SHPALLUR NE KERKIM
Aristotel Haxhi bashkëpronar i shoqërisë së ndërtimit “Arti” sh.p.k.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›