Franca, një fole gjarpërinjsh. Ka grusht shteti nga Zidan
Raymond Domenek, i cili në një moment si ky pothuajse fiton simpati, kërkon t’u japë normalitet këtyre ditëve, që vetëm normalitet nuk kanë: “Kemi edhe një mundësi, duhet të shënojmë shumë gola”. Sigurisht asnjë nuk ia vë veshin. Jeton në një fole gjarpërinjsh: ndoshta shpesh në futboll dhe ai e dinte. Sigurisht, nuk është kënaqësi të dëgjosh Xhon Terrin, shoku i klubit i Anelka, të thotë se Federata Franceze ka marrë një vendim të gabuar, se Nikolas “ka shprehur vetëm opinionin e tij”. Vlerësime që, të artikuluara nga një si mbrojtësi anglez, të bëjnë të qeshësh: Katedra e tij nuk është saktësisht institucionin më i mirë i moralit. Franca në fushë nuk dominon, si kompensim ka vënë në skenë një dramë surreale (përkufizim i L'Equipe). Për momentin nuk dihet mirë se “kush bëri çfarë...) dhe të gjithë duket se janë fajtorë për diçka. Merrni Evra, kapiteni i Francës, një tjetër subjekt i huaj. Thërret një konferencë për shtyp, jo për të kërkuar falje, në emër të grupit, për sjelljen e Anelkasë, por për të theksuar se nuk është sulmuesi fajtori, fajtor është ai që e nxori jashtë dhomave të zhveshjes këtë zënkë. është pak a shumë si polemika mbi skandalet: është skandaloz kush prodhon skandalin, apo ai që e denoncon. Në rastin konkret, sipas Evrasë, fajtor është ai që e transformoi sherrin në një lajm publik.
Gjarpërinjtë – Historia e Anelkasë, në realitet, është vetëm pika e ujit që nxori lumin nga shtrati. Për shkak se prej kohësh dhomat e zhveshjeve të Francës janë transformuar në një fole gjarpërinjsh. Madje, kush e njeh ambientin, nënvizon se diçka e tillë ndodhi edhe në Gjermani 4 vite më parë (kujtonin pakënaqësitë e Trezegesë), por atëherë në dhomat e zhveshjes ishte një lider, madje një shef i vërtetë, Zinedin Zidan, që bënte të gjithë të heshtnin, që mbante nën kontroll gjithçka.
Grusht shteti i Zizu – Duket se Zizu është prezent ende në dhomat e zhveshjes. Jo fizikisht, jo shpirtërisht, për përmes telefonave. Dhe miqtë e vjetër të kohës së Gjermania 2006 janë ende në kontrollin e tij. Ka zëra që thonë se në prag të ndeshjes me Meksikën ka organizuar një grusht shteti të vërtetë. Njerëzit e tij brenda skuadrës ishin Evra, Henri, Riberi e Galas. Katërshja i ka kërkuar Domenekut të ndryshojë modulin, nga 4-2-3-1 në 4-4-2, të degdisë Gurkufin dhe Govunë në pankinë. Këshilla të këtij tipi, Zidan ia dha direkt Domenekut edhe në Gjermani 2006 (ku “e tradhtoi” me goditjen me kokë ndaj Materacit). Trajneri si fillim kishte pranuar. Pastaj, pasi zbuloi se inspiruesi i “grushtit të shtetit” ishte Zizu, ndërroi strategji.
Sherri në avion – është e mundur që të ketë një “tradhtar”, siç thotë Evra, por është më se e sigurt që Kombëtarja franceze është e ndarë në klane. Në avionin, që solli Francën nga Polokuane në bazën afër Kapo Sitit, Gurkuf, i cili nuk e ka pritur mirë përjashtimin, duke e ditur se ky plan ishte thurur nga dikush, është kapur me Riberinë. Dhe gjithnjë sipas zërave, vetëm ndërhyrja e Tulalan ka evituar një sherr gjigant. Riberi e ka hedhur poshtë dje: “është gjithçka false. Isha i pari që i ka folur Gurkufit, sepse kemi nevojë për të. Prej 2-3 ditësh po jetojmë një moment të vështirë për lojtarët, për vendin, për të gjithë, po vuajmë. Grupi është i copëtuar, dhe është Franca që vuan, vuaj unë. Po tallet e gjithë bota me ne. Nuk mundem më, ky nuk është futboll”.
Revolta – Të dielën lojtarët transalpinë nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje, në shenjë solidariteti me sulmuesin Anelka. Kapiteni Patrik Evra ka patur një zënkë me përgatitësin atletik Robert Duverne dhe vetëm ndërhyrja e trajnerit Domenek ka evituar degjenerimin e situatës. Pas këtij momenti Evra së bashku me lojtarët e tjerë të skuadrës kanë përshëndetur tifozët e paktë që kanë qenë prezentë në këtë situatë duke lënë të vetëm në mes të fushës përgatitësin atletik Duvernë. Këtë situatë të pakëndshme e ka ndjekur edhe i deleguari i federatës franceze të futbollit Zhan Luis Valentin, i cili ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga kjo detyrë. Më pas lojtarët francezë përmes një deklarate për shtyp të lexuar nga trajneri Rajmond Domenek kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me vendimin e federatës franceze.
#