E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, e sigurt

Kampioni në fuqi, Spanja shënoi edhe fitoren e saj të dytë në Grupin A në EuroBasket 2011, duke mposhtur Portugalinë 87:73. Njësoj si ta, edhe Turqia arriti fitoren e radhës ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 90:61. Franca mposhti Izraelin 85:68 në Grupin B, ndërsa Bosnja e Hercegovina ishte më e mirë se Mali i Zi në Grupin C, 94:86. Rusia është lider në Grupin D, pas fitores ndaj Gjeorgjisë 65:58. Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 18:59

Spanja me lehtësi mposhti Portugalinë në ndeshjen e tyre të dytë të Grupit A në EuroBasket 2011. Pas fitores se vështirë ndaj Polonisë, kampioni në fuqi mundi Portugalinë me rezultat 87:73.

Serish, Spanjën e udhëhoqi nga qendra Pau Gasol, i cili ishte realizuesi më i mirë me 20 pikë. Juan Carlos Navarro shtoi 17, ndërsa Marc Gasol dhe Felipe Reyes kontribuuan me nga 10 pikë. Antonio Tavares u përgjigj me 17 pikë te skuadra humbëse, ndërsa Miguel Miranda shtoi 13.

Edhe Turqia e udhëhequr nga 11 pikët e Enes Kanter arriti fitoren e radhës, duke shkatërruar Britaninë e Madhe me rezultat 90:61.

Në Grupin B, Serbia regjistroi fitoren e saj të dytë duke mposhtur Letoninë me rezultat 92:77, ndërsa Franca ishte tepër e fortë për Izraelin duke e mundur 85:68.

Një duel interesant u zhvillua në Grupin C, ku Bosnja e Hercegovina fitoi përballë Malit të Zi 94:86. Mirza Teletovic udhëhoqi Bosnjën me 23 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Nihad Dedovic (19) dhe Nemanja Gordic me 14. Te Mali i Zi realizuesi më i mirë ishte Nikola Pekovic me 16 pikë. Ndërsa Greqia mposhti Finlandën me rezultat të thellë 81:61.

Në Grupin D, Bullgaria regjistroi fitoren e parë duke mposhtur Belgjikën me rezultat të ngushtë 68:65 në një ndeshje trileri. Më meritori për fitoren e Bullgarisë ishte Earl Rowland me 22 pikë. Por, lider ka dalë Rusia me fitore ndaj Gjeorgjisë 65:58.

Xhiroja e dytë

Grupi A

Portugalia - Spanja73:87
Britania e M – Turqia61:90
Polonia – Lituania

TabelaNd.Pi.

1. Turqia24
2. Spanja24
3. Lituania12
4. Polonia11
5. Portugalia 21
6. Britania e M21

Grupi B

Letonia – Serbia77:92
Izraeli – Franca68:85
Italia – Gjermania

Tabela

Serbia24
Franca24
Gjermania12
Letonia22
Izraeli22
Italia11

Grupi C

Bosnja e H – Mali i Zi94:86
Finlanda – Greqia61:81
Maqedonia – Kroacia

Tabela

Greqia24
Bosnja e H23
Mali i Zi23
Kroacia12
Finlanda22
Maqedonia11

Grupi D

Bullgaria – Belgjika68:65
Gjeorgjia – Rusia58:65
Ukraina – Sllovenia

Tabela

Rusia24
Bullgaria23
Gjeorgjia23
Sllovenia12
Belgjika22
Ukraina11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›