E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja gati për të kryesuar BE-në

Spanja është gati që të marr përsipër kryesimin e radhës së BE-së, me ç’rast si prioritet të vetin gjatë presidencës gjashtëmujore ka përcaktuar luftën kundër krizës ekonomike dhe financiare.

Spanja, e cila merr përsipër kryesimin e BE-së më 1 janar, në realizimin e synimeve të veta do të bashkëpunojë me Herman Von Rompuyin, presidentin e ri të Këshillit të Europës, i cili përbëhet nga kryeministrat dhe presidentët e shteteve anëtare të BE-së, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, gjatë shpalosjes së prioriteteve të Spanjës si kryesuese e BE-së.

Ai theksoi se synimi i Madridit zyrtar do të jetë koordinimi më i mirë i politikës ekonomike dhe financiare të shteteve anëtare të BE-së.

Moratinos gjithashtu theksoi se Spanja mbështetë edhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në union, duke shtuar se pret që Kroacia së shpejti të kompletojë negociatat për anëtarësim, ndërsa Turqia t’i vazhdojë ato.

“Presidenca e Spanjës do të mbështetë zhvillimin e partneritetit lindor me shtetet në kufijtë lindor dhe do ta avancojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, me perspektivën e anëtarësimit të rajonit në BE”, tha Moratinos.

Ai shtoi se një nga angazhimet më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor do të jetë gjendja e shtigjeve për të stabilizuar situatën në Bosnje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›