Gjika fton turistët: “Ejani në Vlorë! Do të jeni pushues numër 1”
Flet për “Albania”-n kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Masat e marra për sezonin turistik dhe kalendari i aktiviteteve
“Nëse do të vini në Vlorë, do të ndiheni pushues numër 1”. Ky është premtimi që bën kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, në një intervistë dhënë për gazetën “Albania”. Ai thekson se këtë vit i është kushtuar vëmendje e veçantë promovimit të vlerave turistike të qytetit, ku është bërë një fushatë e konsiderueshme për të afruar jo vetëm turistët shqiptarë, por edhe të huaj. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar rrëfen për gazetën edhe për kalendarin e aktiviteteve të shumta që janë parashikuar për t’u zhvilluar gjatë muajve të verës.
Pse pushuesit duhet të zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet?
Në vizionin e Bashkisë së Vlorës turizmi ka një rëndësi të veçante për faktin
se ai është i lidhur ngushtë me zhvillimin e deritanishëm të një sërë fushave të tjera si ndërtimi, peshkimi, transporti, suveniret etj. Vlora është një destinacion turistik mjaft joshës, sepse janë të shumta mundësitë që ajo mund të ofrojë për turizmin e plazhit dhe të diellit (që është njëkohësisht dhe paketa turistike më e kërkuar në botë) por, pse jo, edhe për evenimente turizmi (destinacion turistik me anë të evenimenteve të ndryshme me karakter kombëtar apo ndërkombëtar).
Çfarë potencialesh turistike ka qyteti juaj?
Dihet se disa nga potencialet turistike të Vlorës janë; bregdeti tepër tërheqës, ku ndërthuren brezat e gjatë të gjireve me rërë me bregdetin shkëmbor;
sezoni veror i gjatë, i nxehtë dhe me diell, por dhe një sezon dimëror gjithashtu tërheqës; kuzhina mjaft cilësore, ku ndërthuret ajo tradicionale e mishit me kuzhinën italiane të detit; zona më e mirë në Shqipëri, përsa i përket raportit çmim-cilësi; një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare përsa i përket historisë; afërsia me qytetet turistike italiane me anë të linjave detare.
Megjithatë, këto avantazhe turistike janë të pamjaftueshme për ta shndërruar Vlorën në një destinacion turistik afatgjatë nëse nuk menaxhohen ashtu si duhet. Në këtë drejtim vëmendja e Bashkisë së Vlorës është përqendruar në dy drejtime kryesore: përmirësimi i infrastrukturës dhe promovimi i resurseve turistike me intensitetin e duhur.
Cilat janë investimet publike të kryera në kuadër të përgatitjeve të sezonit turistik?
Do të përmend fillimisht investimet në infrastrukturën rrugore: Rikonstruksionin e segmentit rrugor “Skelë - Uji i Ftohtë”, një nga segmentet më të frekuentuara dhe me të populluara gjatë sezonit turistik. Ky projekt është financuar nga fondet e Bashkisë prej 30 milionë lekësh të rinj, ku parashikohet asfaltimi, rikonstruksioni i rrjetit të ujërave të bardha, ndërtim i rrjetit të ri të ndriçimit dekorativ përgjatë shëtitores, përmirësimi i gjelbërimit, rehabilitimi i plazhit publik te Uji i Ftohtë dhe menaxhimi bashkëkohor i tij, vendosje e çadrave pa pagesë për pushuesit, ofrimi në mjediset e plazhit të shërbimit fast-food, shërbimi i ndihmës së shpejtë, shërbimi i rojës bregdetare (beachbay), shërbimeve komunitare (ujë për dushe dhe tualete etj).
Çfarë aktivitetesh janë programuar në këtë sezon për argëtimin e turistëve?
Aktivitetet që Bashkia e Vlorës ka programuar përgjatë sezonit turistik veror do të jenë të shumëllojshme; si ato kulturore (panaire librash, pikturash, ekspozita të arti filmik, workshope etj.); aktivitete artistike (koncerte të ndryshme live që nga muzika popullore deri tek D.j. më të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtare, shfaqje cirku, teatër rruge etj.); aktivitete sportive (beach volley, lojëra verore etj.). Çelja e sezonit turistik veror më 10 maj ishte pikërisht një festë, tashmë tradicionale, ku u ndërthurën më së miri jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi, të gjitha këto lloje aktivitetesh, që u shijuan nga një numër rekord njerëzish, jo vetëm vlonjatë, por edhe të ardhur pikërisht me këtë rast. Konkretisht, është parashikuar të zhvillohet Festivali i 34-t i Këngës për Fëmijë, “Kripmjaltëzat, Festivali Folklorik Mesdhetar që tashmë është kthyer në një aktivitet tradicional në Vlorë, festivali kombëtar “Pianisti i ri”, koncertet e verës (aktivitet kombëtar), panairi i librit (aktivitet kombëtar).
Dihet se promovimi është çelësi kryesor i suksesit. Çfarë është bërë në këtë drejtim?
E vërteta është se në këtë drejtim është bërë jo pak. Patjetër që ka ende shumë për të bërë, por e rëndësishme është që jemi në drejtimin dhe kahun e
duhur. Çdo vit që kalon na shërben si një bazë e mirë për vitin pasardhës, duke përmirësuar në të njëjtën kohë edhe pikat e dobëta. Promovimi i duhur e bën pushuesin të na vizitojë, ndërsa infrastruktura e mirëshoqëruar me një atmosferë tërheqëse artistike, zbavitëse, kulturore e bën atë të rikthehet. Por, gjithashtu duke dhënë rëndësinë maksimale edhe për promovimin e resurseve turistike ne e kemi ndarë në dy drejtime: promovim me target, turistët e huaj, duke marrë pjesë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare, si ai i Londrës apo i Berlinit, pritje e grupeve të ndryshme gazetarësh të huaj, ftesa për agjenci të huaja turistike, promovim me anë të internetit. Kategoria e dytë janë pushuesit brenda vendit. Për këtë janë parashikuar; aktivitete të ndryshme artistike, kulturore apo sportive, promovim në mediat e shkruara apo vizive. Fushata jonë përsa i përket sezonit turistik veror 2008, ka logon dhe sloganin e saj, të cilat do të vihen re lehtësisht; në billboardet e kompanive të ndryshme, të përhapura në gjithë Shqipërinë, në kartolinat e prodhuara enkas, që do të shpërndahen në 200 lokale të rrjetit “Maniacard”, në një fushatë intensive disaditore në mediat e shkruara më të rëndësishme shqiptare, në fletë-volante të hedhura nga ajri me parashutën e prodhuar ekskluzivisht me logon “Bashkia Vlorë”. Këto janë mënyra komunikimi të drejtpërdrejta që rrisin kuriozitetin dhe
nxisin dëshirën për të frekuentuar lokalitetin. Logo, siç vihet re, është tërheqëse për syrin, e thjeshtë dhe e zgjuar, duke krijuar një komunikim emocional të fortë.
Po slogani i Bashkisë tuaj, cili është?
Ndërsa slogani është pikërisht mishërim i shprehjes: “What you see, is what you get”, që e përkthyer në shqip është: “Ajo që shikoni është ajo që do të keni”.
Pra, ejani në Vlorë. Ne ju bëjmë të ndiheni numër 1!
Bisedoi: Albert Gjoka
KALENDARI I AKTIVITETEVE
Festivali i 34-t i Këngës për Fëmijë, “Kripmjaltëzat
Festivali Folklorik Mesdhetar, që tashmë bëhet çdo vit
Festivali kombëtar “Pianisti i ri”
Koncertet e Verës (aktivitet kombëtar)
Panairi i librit (aktivitet kombëtar)
Aktivitete sportive të llojeve të ndryshme
16 Qershor 2008