E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojka do te monitoroje ndihmen e bankave spanjolle

Edhe Spanja nuk i shpëton kontrollit të trojkës ndërkombëtare. Pas ndihmës së dhënë ditën e shtunë nga Eurogrupi i 100 miliardëve euro në ndihmë të sistemit bankar spanjoll, Komisioni europian ka reaguar ditën e hënë duke thënë se FMN, KE dhe BQE do të monitorojnë ndihmat europiane që do të thotë se tashmë bankat spanjolle duhet të paraqesin një plan të ristrukturimit. Komisioneri për Konkurrencën në BE, Joaquin Almunia ka deklaruar se Trojka do të survejojë kërkesën e Spanjës për financimin e sistemit bankar. Një pozicion ky i konfirmuar edhe nga ministri gjerman i financave Volfang Shoble.

Do të ketë një trojkë që do të ngarkohet me detyrën për të kontrolluar me saktësi që programi të respektohet. Ky kontroll do të limitohet vetëm në ristrukturimin e sistemit financiar spanjoll. Ky sector është në vështirësi për problemin e kredive të këqija në nivele record të shkaktuar nga sektori i pasurive të paluajtshme dhe masat e miratuara ditën e shtunë nga Eurogrupi janë mbështetur në eksperiencën e SHBA pas krizës imobiliare

Si një leksion nga kriza amerikane kemi këshilluar Spanjën të furnizojë bankat me likuiditet të mjaftueshëm, ka thënë Shoble. Kështu Spanja duhet të angazhohet në vijimin e rrugës së masave të kursimit, të konsolidimit të llogarive publike dhe të reformave. Zëdhënësi i komisionerit Olli Rehn ka theksuar se gatishmëria e eurogrupit për të mbështetur bankat spanjolle me 100 miliardë euro mundëson manovrimin edhe për skenarë më të këqinj.
Gjithsesi KE nuk ka asnjë dyshim mbi vendosmërinë e Spanjës për të cuar përpara reformat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›