E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nuk arrin objektivin për deficitin buxhetor

Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi liderët e Bashkimit Evropian nënshkruan një traktat që detyron vendet anëtare t’i përmbahen disiplinës buxhetore, në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Rajoy tha se deficit i Spanjës në vitin 2012 do të jetë 5.8 % i vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i lartë se objektivi i rënë dakord prej 4.4 %.

Edhe Holanda nga ana e saj tha se nuk do ta arrijë objektivin përsa i përket deficitit buxhetor. Holanda parashikon ta ketë deficitin 4.5 % ndërkohë që objektiv kishte 4.1 %-shin./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-02 17:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›