Spanja vazhdon të kërkojë "fëmijët e humbur" të epokës së Frankos
E vërteta, edhe në rast se zbulohet, do të jetë shumë e vonuar për Emilia Girón. Për 65 vjet me radhë, nëna e shtatë fëmijëve nuk mësoi dot ç‘i ndodhi me të vërtetë birit të saj, Hezusit. I lindur gjatë ditëve të para të pushtetit të Frankos, djali iu mor me forcë pak kohë pas lindjes për t‘u pagëzuar. Nuk e pa kurrë më.
"Deri ditën e fundit të jetës nuk u çlirua nga ankthi për atë që i ndodhi Hezusit. Kërkoi gjatë gjithë atyre viteve të mësonte fatin e birit që ia morën me forcë", thotë Antonio Prada Girón, sot 69-vjeçar, djali më i madh në moshë i Emilias, e cila vdiq para dy vjetësh në moshën 95-vjeçare. Duke kërkuar mes dokumenteve në papafingon ku jetonte e ëma, Antonio Prada Girón tregon se si prindërit e tij qenë persekutuar nga policët e Frankos, të cilët në fakt kërkonin gjurmë të xhaxhait të tij, anëtar i guerilias. Prindërit e tij, që kishin një fermë në një fshat të vogël, u burgosën kur Antonio Prada Girón ishte dy vjeç. Hezusi erdhi në jetë vetëm pak kohë pas arrestimit.
Ky fakt është pjesë e një kapitulli të zymtë të historisë së Frankos, e cila është kthyer përsëri në vëmendjen e publikut që prej nëntorit të shkuar, kur gjykatësi Baltasar Garzón u urdhëroi gjyqtarëve rajonalë të hetonin "zhdukjet" e fëmijëve të marrë nga familjet me ide të majta, si pjesë e një përpjekjeje për të demaskuar luftën kundër opozitarëve politikë nga regjimi i Frankos.
Historianët dhe shoqatat që përfaqësojnë viktimat e regjimit të Frankos këmbëngulin se familjeve republikane iu rrëmbyen qindra fëmijë, për t‘u adoptuar nga familje të tjera, në shkolla fetare apo jetimore.
Disa u pagëzuan me emra të rinj, thonë historianët, dhe dokumentet e lindjes u fshehën apo u shkatërruan. Të tjerëve, të dërguar jashtë kufijve nga republikanët e të kthyer më pas nga Franko, iu ndërruan identitetet e vërteta. "Në një farë mënyre, ky është edhe krimi më simbolik i epokës së Frankos", thotë Emilio Silva, kryetari i Shoqatës për Ringjalljen e Kujtesës Historike. "Të rrëmbesh një fëmijë e t‘i ndërrosh identitetin - kjo është ajo që i bëri Franko Spanjës".
Në një urdhëresë gjyqësore prej 152 faqesh, gjyqtari Garzón shkruan: "Janë zhdukur ‘ligjërisht‘ minorenë, të cilët humbën identitetin. Numri i tyre nuk dihet me saktësi". Gjyqtari mendon se numri i këtyre fëmijëve "të humbur" mund të jetë edhe disa mijëra, por historianët kanë bindjen se janë më pak.
Angela Senarro Lagunas, profesoreshë historie në Universitetin e Saragozës thotë: "Nuk ka dyshim që ka pasur rrëmbime fëmijësh në burgje, ashtu si edhe abuzime. Por vërtet nuk e dimë numrin e tyre".
Riçard Vinjes, profesor i historisë moderne në Universitetin e Barcelonës dhe autor i një libri me femrat e burgosura të asaj epoke, vëren se dokumentet dhe dëshmitë gojore tregojnë se qindra fëmijë humbën identitetin në çastin kur u ndanë nga nënat e burgosura. Rasti u përsërit edhe në Argjentinë, me "luftën e pistë" të viteve shtatëdhjetë, kur fëmijët e disidentëve të vrarë u rrëmbyen dhe në disa raste u adoptuan nga familjet e ushtarakëve. Vinjes shpjegon se Franko i kushtonte vëmendje programit për "riedukimin" e fëmijëve të armiqve të vet.
Antonio Valleho Nágera, psikologu ushtarak numër një i regjimit të Frankos, shprehej se Spanja mund të shpëtonte prej marksizmit duke izoluar fëmijët me prindër republikanë. Një dekret i vitit 1940 e lejonte shtetin të merrte një fëmijë nën kujdes nëse "formimi i tij moral" ishte në rrezik. "Sipas logjikës së tyre, zgjidhja qëndronte te ndarja e fëmijëve prej nënave", shpjegon Vinjes.
Shkollat katolike dhe sistemi i mbrojtjes sociale i njohur si "Ndihma Shoqërore" u kthye në një makinë për riorientimin politik të individëve. Fëmijët e "Ndihmës Shoqërore" iu nënshtruan një jete të dominuar nga doktrina fashiste, disiplina e fortë dhe ritualet katolike, vëren Senarro. Vinjes sqaron se rreth 31 mijë të mitur qenë regjistruar si fëmijë nën kujdesin shtetëror në harkun kohor 1945 - 1954, pjesa më e madhe e tyre me prindër republikanë.
79-vjeçari Uksenu Ablanja tregon se kishte pasur një jetë shumë të vështirë për shkak të origjinës republikane nëpër jetimoret ku jetoi nga mosha 6-vjeçare deri me të mbushur të 18-at. Sot është pensionist dhe tregon se u largua nga fshati i vet për t‘u marrë nën kujdes nga shteti, pasi policia i kishte vrarë të ëmën dhe burgosur të atin për shkak të bashkëpunimit me republikanët. Në jetimoret ku u dërgua pas kësaj u quajt Euxhenio Álvarez. "Më quanin bir të kuqsh, komunist, djall", tha në telefon Eugenio Álvarez. I kujtohet se si qe i detyruar të lustronte çdo ditë 80 palë këpucë në një bodrum. "Jeta ime mori fund ditën që përfundova në ‘Ndihmën Shoqërore‘".
Tani që gjyqtari Garzón ka urdhëruar hapjen e hetimeve për rastet e "fëmijëve të humbur", grupet që përfaqësojnë viktimat e Frankos janë të bindur se mund të lokalizojnë disa syresh. Për këtë ka kërkuar edhe shfrytëzimin e testeve të ADN-së. Fernando Magán, një prej avokatëve të shoqatës për Ringjalljen e Kujtesës Historike, tha se për këtë mund të hapeshin regjistrat e adoptimeve, si dhe listat e jetimoreve të "Ndihmës Shoqërore" apo shkollat fetare. Antonio Prada Girón, i cili që prej vitit 1958 jeton në Francë, por që e viziton çdo dimër fshatin e tij, thotë se gjetja e të vëllait do ta ndihmonte për shërimin e plagëve. "Në jetën time u krijua një boshllëk në çastin kur mësova se kisha një vëlla, por pa ditur ku gjendej e as nëse qe rritur nga njerëz të mirë", thotë, duke treguar albumin fotografik të familjes ku duhej të gjendeshin edhe fotot e Hezusit.
Kur ishte dhjetë vjeç, në kërkim të Hezusit, bashkë me gjyshen udhëtuan 300 kilometra për të shkuar në Salamanka, ku u burgos nëna e tij. Nuk arritën të mësonin asgjë, ndërkohë që rojet e jetimores e kërcënuan gjyshen se do përfundonte në burg në rast se vazhdonte me kërkimet. "Të mendosh se mund të jem kryqëzuar në rrugë me të pa e njohur", thotë Antonio Prada Girón. Por edhe me vendimin e gjyqtarit për rihapjen e hetimit, shanset për ta gjetur janë shumë të pakta. "Është si të kërkosh gjilpërën në kashtë", thotë.