E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë/ Zjarr në Kanarie, 4000 të evakuar

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu të shtunën në një pyll të ishullit Palma, në arkipelagun spanjoll të Kanarieve, ku janë evakuuar katër mijë persona. Zjarri, që doli jashtë kontrollit, u përhap në tre fronte, i mbështetur edhe nga një erë e shpejtë 70 kilometra në orë dhe një temperaturë e lartë prej 38 gradë Celsius. Rreth 250 zjarrfikës dhe roje kufitare po luftonin kundër flakëve që po përparonin veçanërisht drejt komunës së El Pasos, ku ishte përqendruar edhe përpjekja më e madhe për shuarjen e tij.
Spanja po përballet me një numër të madh zjarresh që prej fillimit të verës. Afërsisht 75 mijë hektarë janë djegur që prej janarit, 45 mijë prej të cilave gjatë këtyre dy javëve të fundit, ose praktikisht sa dyfishi i sipërfaqes së djegur gjatë gjithë vitit 2008. Këto të dhëna u bënë të ditura nga zëvendëskryeministrja Maria Teresa Fernandez de la Vega.
Pas dy vitesh të zeza më 2005-ën dhe 2006-ën, Spanja është kursyer relativisht në dy vitet e fundit, megjithë zjarret e mëdhenj në Kanarie në 2007-ën. Ndërkohë që të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga zjarret këtë verë në Spanjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›