Britani, MI5 rekrutoi militantë të Al Kaedës
Kreu i komisionit parlamentar kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe i ka bërë thirrje qeverisë që të qartësojë çështjen nëse anëtarë të Al Kaedës kishin tentuar të infiltroheshin brenda radhëve të agjencisë së sigurisë së brendshme MI5. Patric Mercer, një konservator opozitar dhe kryetari i komitetit parlamentar kundër terrorizmit, deklaroi se disponon informacion se gjashtë rekrutë myslimanë janë dëbuar nga agjencia e spiunazhit MI5 për shkak të aktiviteteve të tyre të mëparshme.
"Dy prej tyre, të cilët ishin përpjekur t'i bashkoheshin agjencisë pas atentateve të 7 korrikut 2005 në Londër, ishin trajnuar në kampet pakistaneze, ndërsa për të tjerët kishte paqartësi lidhur me të kaluarën e tyre", deklaroi Mercer për të përditshmen, "Daily Telegraph".
Mercer i kërkoi ministrit të Brendshëm Alan Johnson që të detajojë se deri në çfarë pike të procesit të rekrutimit arritën ata përpara se të identifikoheshin dhe të na sigurojë që procesi i verifikimit është respektuar rigorozisht.
Muajin e kaluar Britania e Madhe e uli një nivel më poshtë alarmin për terrorizmin ndërkombëtar duke e çuar në fazën e tretë, nga pesë të tilla. Sistemi i alarmit nuk ka rënë asnjëherë poshtë nivelit të dytë, që prej kohës kur u krijua në gusht të vitit 2006. Qeveria njoftoi se pavarësisht ndryshimit të nivelit, kërcënimi nga grupe si Al Kaeda mbetet real dhe serioz.