Spanjollët kalojnë tersin francez, gjysmëfinale iberike, Spanjë Portugali
Spanjollët janë në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin Kampion Europe, pasi në çerekfinale kanë fituar 2-0 ndaj Francës, e cila me statistika ishte një kockë e fortë për spanjollët. Por Spanja e trajnerit Vinsente Del Boske ka arritur që ta thyejë tersin francez, falë një dygolëshi të mesfushorit Ksavi Alonse, që kishte ndeshjen e 100-të me kombëtaren. Ndeshja nisi e ekuilibruar por në minutën 19-të Alonso kalon Spanjën në epërsi. Pas golit spanjollët janë më të qetë dhe dominojnë ndaj francezëve, që nuk janë të aftë të ndërtojnë aksione të rrezikshme. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Spanjën. Edhe në pjesën e dytë spanjollët dominojnë dhe me një qarkullim të shpeshtë të topit, kontrollojnë lojënë dhe administrojnë golin e minutë së 19-të. Përpos ndërrimeve të bëra Franca nuk arrin tu imponohet spanjolleve dhe aksionet e gjelave janë sporadikë. Në minutë e fundit spanjollët fituan një 11-metërsh, të cilin e realizon Ksavi Alonso dhe me 2-0 mbyllet i gjithë takimi. Me këtë fitore Spanja kalon në gjysmëfinale të EURO 2012 dhe përballë do të ketë Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Franca vinte në këtë takim jo me qetësinë e duhur, ku pas humbjes 2-0 në grup nga Suedia te francezët plasi një luftë e brendshme, ku ka pasur edhe fërkime mes lojtarëve. Kështu që me këtë humbje merr fund evropiani i Francës, ndërsa Spanjën e pret një gjysmëfinale iberike me Portugalinë.



