E Shtunë, 31 Tetor 2026

Speciale,Identiteti i Galerisë Kombëtare të Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve institucioni më i rëndësishëm në Shqipëri, për shpalosjen e vlerave të kulturës dhe arteve pamore. Një kulturë e veccantë, e cila sjell një fond jo të vogël pikturash, por që nga viti në vit janë grumbulluar dhe tashmë përbëjnë fondin themelor të vlerave vizuale shqiptare. Në një kohë kur të gjithë pretendojnë të bëhen pjesë e kulturës, vetëm artet pamore janë ato që nuk mund të pranojnë pafundësisht artistë. Artisti për Galerinë e Arteve është i vyer dhe pena e tij është rëndësia që e karakterizon.Por në ditët e sotme kur komercaliteti dhe sfidat janë bërë të panishme jo vetëm në ato pjesë të artit të cilat janë më të prekshme për publikun, duket se në një farë mënyre ka prekur dhe një sër teorish dhe perceptimesh artistike që vijnë përmes verpave dhe projekteve të ndryshme. Kështu vit pas viti në GKA vijnë projekte të rëndësishme, të cilat gërshetohen në të gjithë tërësinë e tyre. Vijnë që nga emrat më të mëdhenj të pikturës shqiptare, e deri tek ekspozitat abstrakte, të cilat kuptohen nga një target grup i caktuar. Ky ndoshta ka qënë dhe viti i projekteve, që kanë sjellë në Shqipëri ndoshta nga emrat më të njohur të rajonit. Kështu janë punime të ccuditshme, që të krijojnë një ndjesi të veccantë të ndërthurur me pak abstraksion . Ekspozita Onufri sjell artistë të rinj e të vjetër, vepra të pikturuara, skulptura, apo projektime audio-vizuale. Por fondi shqiptar sjell artistë të rinj dhe të vjetër si Idlir Koka, Shpëtim Kërccova, Yllka Gjollesha, Eltjon Valle, Alban Hajdinaj, Orion Shima, Heldi Pema, Elisa Martini, Gentian Shkurti, Dritam Zeneli, Fani Zgurro, Dritan Hyska e të tjerë. E kështu në vazhdën e të mirfilltës pikturë dhe art vizual Anastas Kostandini do ta quajë GKA shtëpinë e artistëve të vërtetë.Por GKA nuk pretendoj të bëjë revolucionin dhe në gjithë tërësinë e sajë duket se ndihet komode. Ndihet komode sepse ndoshta duket se ccdo aktivitet i mundshëm i saj realizohet në përputhje dhe me parametrat shtetërorë, gjë që për shuëm institucione mungon. Por kur drejton mikrofonin teka ata që janë qoftë në krye të këtyre institucioneve, hezitojnë të bëhen pjesë e publikimeve mediatike. Shkakun ende se kemi gjetur, por ndoshta kemi zbuluar se MTKRS edhe pse ka një zyrë të posacme të projekteve të artve figurative, ende nuk ka një drejtor të mundshëm që mund të konsultohet me gazetarët për informacione në lidhje me këtë cëshje. Por GKA edhe pse në një kohë kur nuk duket se lulëzon pa masë, sjell punime të bollshme, të formave dhe të përmasave të ndryshme.Kontakti dhe mardhënia me instancat e tjera duket se mungon. Në faktë janë vetë artistët e rinj që dalin nga dyert e Akademisë së Aarteve apo nga kurse të ndryshme individuale, që me ekspozitat e tyre duan të bëhen pjesë e një institucioni si GKA. Megjithatë nuk ka projekte të përbashkëta dhe të mirëfillta me atë që është dhe prodhimtarja e instelektualëve artistë AA. E me radhë rektorti i Fakultetit të Artëve të Bukura nuk është se ka ndonjë simpati të vecantë në lidhje me këtë pikë, pasi përvecse nuk bashkëpunohem me instancat shqiptare dhe as që mundësohet kjo gjë, qeveria nuk ka projekte bashkëpunimi institucionesh publike, që të mund të bëjë të mundur dhe reflektimin apo funksionalizimin e këtyre institucioneve kulturore.Megjithatë në një formë apo në një tjetër galeria prodhon dhe në një tërësi të majme pikturash, është e vakët vizita e atyre që duhet t'i vizitojnë këto ekspozita. Në një vëzhgim të përgjithshëm, duke qënë se është detyra jonë, ekspozitatt shihen vetëm në përurimin e tyre. Tek tuk më pas mund t'i shkojë ndokujt në mendje që shkarazi të kthejë kokën nga godian e GKA dhe të futet për të admiruar punimet e artistëve. E në fakt është një sfidë dhe një proces që duhet të rregullohet, ndryshe ende do të mbetemi në hije.Por një proces shumë i rëndësishëm i një institucioni shtetëror është dhe reklamimi. Natyrisht që mediat janë forma më e mirë e reklamimit të cdo aktiviteti të këtyre institucioneve. E natyrisht që nëse hulumton gjatë, të lind dhe ideja se sa pjellore është për ata që hulumtojnë lajmet e kulturës GKA?GKA do të vazhdojë të jetë si një zonjë e bukur, e veshur shumë fine, por që duket se mbetet ende e virgjër në tërësinë e sajë artistike. E themi këtë me kuptimësinë e mungesës së emrave të mëdhenj të pikturës. Janë ata që tashmë kanë hapur atelietë e tyre dhe nxjerrin prej andej pjellorinë e së ardhmes. Është bërë një treg tashmë piktura dhe duket se si një pjesë e rëndësishme dhe më e kuptueshme nga masa, është privatizuar në galeritë private. Megjithatë nuk është ky synimi ynë. GKA me të gjitha të mirat dhe të këqijat e sajë, do të mbetet institucioni më i rëndësishem i arteve figurative dhe natyrisht gjithmonë do të ketë vend për ta vizituar dhe për ta parë atë, nga artistë të vërtetë, por që këtë herë ajo duhet ti presë, si një zonjë e vertëtë shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›